
Çfarë është de-influencing? A është ky fundi i ''profesionit'' të influencuesve në rrjete sociale?
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bindemi se jeta që shohim në Instagram e TikTok në fakt nuk ka asnjë ngjashmë...
Për të po flitet kudo: në televizion, rrjete sociale, është protagonist i bisedave mes mamave, por edhe të ashtuquajturave muhabete gocash e çunash, duke u kthyer kësisoj në sensacionin e momentit që për të s’është edhe aq ndjesi e panjohur. Vite më parë, më saktë në 2004-n, një djalë i imët nga Shkodra, por me një zë të ëmbël dhe të papjekur mirë, do të fitonte edicionin e dytë të spektaklit “Ethet e së premtes mbrëma”. Në dhjetor të 2005-s, ai mori pjesë në Festivalin e 44-t në RTSH me këngën "Zjarr e ftohtë", ndërsa 1 vit më vonë përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, ndaj nuk gabojmë kur themi që suksesin e ka prekur shumë herë.
Po flasim për Luiz Ejllin i cili përveç arritjeve të shumta në muzikë, sot mbart mbi shpatulla edhe "titullin" e personazhit më të kërkuar nga shqiptarët pas pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP Albania”.
Eksperti i IT-së, Tom Kallanxhi, së fundmi ka qenë i ftuar në “Wake Up” ku ka folur për këtë reality show, ku ndër të tjera theksoi se Luizi ka arritur gati në një miliard shikime në rrjetet sociale.
“Këtë vit aq shikime sa mund të ketë arritur Big Brother i vjetshëm, e ka arritur vetëm Luiz Ejlli. Këtë vit ka ndikuar edhe TikTok-u, të gjithë prodhojnë content për të. Imagjino fansat e Luizit janë si një staf prej 500 deri 1 mijë veta që postojnë çdo ditë video për ty pa rrogë. Qyteti që kërkon më shumë Luiz Ejllin është Shkodra, më pas Lezha, Tirana, Durrësi. Qyteti që interesohet më pak për të është Korça”, deklaroi ai.
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bindemi se jeta që shohim në Instagram e TikTok në fakt nuk ka asnjë ngjashmë...
Blerina Toçila ishte një nga nënat e ftuara ditën e sotme në “Shije Shtëpie” për të ndarë historin&...
Ndjesia e ankthit dhe stresit në punë shpeshherë nuk merren seriozisht nga pjesa më e madhe e njerëzve ndonëse kanë një...