Shembja e urës në Baltimore, nxirren nga uji trupat e pajetë të dy burrave; Vijon kërkimi
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Duket sikur femrat nuk gjejnë kurrë qetësi kur bëhet fjalë për flokët. Dëshira e vazhdueshme për të ndërruar prerje dhe ngjyrë, shoqëruar me problematikat serioze si rënia e flokëve, trajtimet kundra zbokthit, flokët e dobët, të yndyrosur apo majat dyshe dhe flokët e thatë vazhdojnë të ''torturojnë'' çdo femër. Duke u ndalur tek flokët e thatë, duhet thënë që ardhja e pranverë-verës e thekson më shumë këtë problem. Ekspozimi në diell, toksinat e ambientit, përdorimi i produkteve jo cilësorë janë ndër faktorët kryesorë që i bëjnë flokët tuaj të duken të thatë. Kjo ndodh pasi folikulat nuk arrijnë të përthithin mjaftueshëm lagështinë dhe ushqyesit natyralë që u envojiten flokëve për të qenë të shëndetshëm.Living ju propozon një maskë të thjeshtë që do ju habisë me rezultatet e menjëhershme.
Përbërësit: 1 banane e pjekur mirë, 1 limon i shtrydhur dhe një lugë çaji vaj kokosi gjysmë i shkrirë.
Pasi të keni qëruar bananen, shtypeni me pirun derisa të formohet një masë pureje. Shtoni në të lëngun e limonit të shtrydhur dhe vajin e kokosit. Pasi masa të jetë bërë homogjene dhe kremoze, aplikojeni në flokë, ( flokët duhet të jenë paraprakisht të njomur me ujë të vakët). Pasi keni aplikuar maskën nga rrënja gjer tek majat, lëreni të pushojë për 30-60 minuta. Ky trajtim duhet përsëritur 2-3 herë në javë. Ai jo vetëm i hidraton flokët dhe eleminon majat dyshe, por i bën më të fortë, me më shumë shklqim dhe shërben gjithashtu për të ruajtur gnjyrën për një kohë të gjatë. Vitaminat A, C dhe E të gjetura si tek limoni dhe banania, rregullojnë pH-in e skalpit të kokës, favorizojnë prodhimin e kolagjenit i cili sjell lagështinë e nevojshme për t'i ushqyer flokët dhe për t'i bërë më të fortë.
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...