
Çfarë është de-influencing? A është ky fundi i ''profesionit'' të influencuesve në rrjete sociale?
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bindemi se jeta që shohim në Instagram e TikTok në fakt nuk ka asnjë ngjashmë...
Nëse interneti juaj është vazhdimisht i ngadalshëm dhe ju ve ju duhet më i shpejt9, pasi edhe keni paguar për të, ndoshta është koha për të parë nëse diçka tjetër po ndodh .Mbase nuk është faji i internetit tuaj, por dikush që “vjedh” Wi-Fi tuaj.
Edhe nëse Wi-Fi juaj ka një fjalëkalim, është e lehtë për disa njerëzit që ta vjedhin atë, veçanërisht nëse fjalëkalimi është ai i vendosur nga ruteri juaj.
Me disa hapa të thjeshtë, mund të siguroheni që askush nuk mund të përfitojë nga Wifi juaj.
Hyni në ruterin tuaj
Këtu duhet të theksojmë se ruterë të ndryshëm kanë stile të ndryshme hyrjeje, kështu që ju duhet të gjeni atë që korrespondon me pajisjen tuaj. Shkruani adresën IP të ruterit në shiritin e adresave të shfletuesit (p.sh. 192.168.0.1 ose 192.168.1.1 ose 192.168.1.254. Nëse sa më sipër nuk funksionon, mund të provoni routerlogin.com dhe do të ridrejtoheni në panelin e administrimit të ruterit tuaj).
Futni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e administratorit.
Kur hyni në panelin e administratorit, kërkoni opsionet e menysë si “Pajisjet e lidhura” ose ” Pajisjet e bashkangjitura” . Nëse e gjeni këtë menu, do të mund të shihni adresën MAC, adresën IP dhe emrin e pajisjes të të gjitha pajisjeve të lidhura në rrjetin tuaj.
Nëse vëreni emrin e një përdoruesi ose pajisjeje shtesë, atëherë ky është sulmuesi që përdor Wi-Fi tuaj pa lejen tuaj.
Si ta parandaloni
Ndryshoni menjëherë fjalëkalimin dhe vendosni dikë më të fuqishëm.
Mund të çaktivizoni transmetimin SSID.Për një zgjidhje më efektive, mund të vendosni një filtër bazuar në adresën MAC të pajisjeve.
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bindemi se jeta që shohim në Instagram e TikTok në fakt nuk ka asnjë ngjashmë...
Blerina Toçila ishte një nga nënat e ftuara ditën e sotme në “Shije Shtëpie” për të ndarë historin&...
Ndjesia e ankthit dhe stresit në punë shpeshherë nuk merren seriozisht nga pjesa më e madhe e njerëzve ndonëse kanë një...