
Çfarë është de-influencing? A është ky fundi i ''profesionit'' të influencuesve në rrjete sociale?
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bindemi se jeta që shohim në Instagram e TikTok në fakt nuk ka asnjë ngjashmë...
Në qoftë se do të ktheheshim pas në kohë, për shembull diku në fillim të viteve ‘2000, nuk mund të mos kujtojmë një nga tendencat më të pëlqyera të asaj kohe: vetullat si fije peri. Megjithatë gjërat kanë ndryshuar dhe vajzat po kërkojnë gjithmonë e më shumë vetulla të trasha. Nuk keni pse harxhoni para duke blerë lapsa për mbushje apo duke provuar trajtime të ndryshme. Ju nevojiten vetëm produktet e mëposhtme.
1.VAJ KASTORI + VAJ AVOKADOJE + VAJ KOKOSI: Kombinimi i këtyre tre vajrave jo vetëm që do të trashë vetullat tuaja brenda 2 javësh, por do të forcojë folikulat e qimeve dhe do u japë atyre një trajtë më harmonike. Në një enë të vogël shtoni nga një lugë çaji për këto tri vajra dhe me ndihmën e një furçe të pastër lyeni vetullat çdo mbrëmje para se të flini. Acidet yndyrore Omega 3 dhe vitaminat që përmbajnë të tre, do të veprojnë menjëherë për vetullat tuaja.
2.VAJ KASTORI+ XHEL ALOE VERA + VITAMINË E: Vaji i kastorit nuk mund të ngatërrohet me vajrat e tjerë falë aromës së tij karakteristike. Është i pasur me vitaminë E, acide yndyrore Omega 6, proteina dhe përbërës të tjerë që penetrojnë në qime dhe ndihmojnë në hidratimin dhe rritjen e tyre. Njëlloj si në maskën e mësipërme, zgjidhni një enë të vogël ku të hidhni përbërësit. Shtoni një lugë gjelle xhel Aloe vera, 2 lugë çaji me vaj kastori dhe 2 kapsula vitaminë E. Përziejini përbërësit derisa të formohet një masë kremoze dhe lyeni vetullat me mollëzat e gishtërinjve, ose furçë. Nesër në mengjes lajini me ujë të ftohtë.
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bindemi se jeta që shohim në Instagram e TikTok në fakt nuk ka asnjë ngjashmë...
Blerina Toçila ishte një nga nënat e ftuara ditën e sotme në “Shije Shtëpie” për të ndarë historin&...
Ndjesia e ankthit dhe stresit në punë shpeshherë nuk merren seriozisht nga pjesa më e madhe e njerëzve ndonëse kanë një...