
Flini me flokë të lagura? Alarmi i ekspertëve: Rrezikoheni nga baktere dhe infeksione mykotike
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Role pule është pjatë shumë e shijshme falë mbushjes se mishit me erëza dhe arra. Provojeni këtë recete gatimi në raste festash ose në shoqërinë e miqve.
PËRBËRËSIT: 4 fileto pule, 4 feta proshutë e pjekur, 50 g galetë, 1 presh i grirë, 1 qepë e grirë, 100 g arra, 1/2 gotë verë e bardhë ose 1/2 gotë ujë, pak majdanoz i grirë, pak kripë, pak piper dhe 15 ml vaj ulliri.
PËRGATITJA: Në fillim përgatisim mbushjen për rolet e pulës. Qepet së bashku me preshin e grirë i kaurdisim në një tigan me vaj ulliri. Shtojmë arrat e grira, i shuajmë me gjysme gote verë të bardhë. Në fund shtojmë majdanozin e grire, piper dhe pak kripë. Fillojmë të përgatisim pulën role duke hapur fetat e mishit dhe sipër shtojmë një fetë proshute. Hedhim një lugë nga mbushja e përgatitur dhe e rrotullojmë me kujdes për të krijuar një role. Më pas e kalojmë sipër galetës dhe role e pulës është gati. Rolet e përgatitura i skuqim në një tigan me vaj ulliri duke mbajtur zjarrin të ngadaltë. Receta role pule e mbushur me arra është gati, mund të shoqërohet me perimet e stinës e me një gotë verë të bardhë.
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Këngëtarja Valbona Mema ka folur për vdekjen e motrës së saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.Artistja rr&...
Ka një gjë për të cilën Meghan Markle ka arritur të bashkojë të gjithë anëtarët e familjes mbretër...