
E kush nuk do ta donte një shoqëri si ajo e tyre, Arbana bëhet nostalgjike për momentet me Xhemi Shehun
Të dyja i kemi parë shumë të afërta me njëra- tjetrën, duke shijuar dreka e darka madje dhe familjare ku siç e kemi ...
Në emisionin “Shije Shtëpie” ishin të ftuar ditën e sotme psikoseksologia Besarta Taçi, Skedi Faria dhe gazetarja Antonela Koçi, të cilët kanë diskutuar mbi një temë që sa vjen dhe bëhet më shqetësuese për fëmijët dhe adoleshentët të cilët kanë akses në shikim e pornografisë. Psikoloseksiologia ka treguar se në zyrën e saj shkojnë shpesh herë prindër të cilët janë të shqetësuar për seksualitetin e fëmijës por edhe për ndikimin e madh të rrjeteve sociale dhe pornografisë.
Besarta Taçi: Shpeshherë më kërkojnë ndihmë dhe prindërit që janë në vështirësi përsa i përket adoleshentëve qoftë për orientimin seksual apo qoftë për ndikimin e rrjeteve sociale, por edhe pornografisë dhe normalisht janë në vështirësi, qoftë sepse kanë vënë re edhe aktivitet masturbator tek fëmijët në mënyrë të vazhdueshme, atëherë vijnë për tu këshilluar.
Katerina Trungu: A është problem kjo?
Besarta Taçi: Nisim nga fakti që masturbimi është aspekt fiziologjik i eksplorimit të trurit dhe nuk është problem të eksplorojmë trupin dhe të kemi një marrëdhënie të shëndetshme me trupin.
E kundërta, nëse nuk e kemi këtë marrëdhënie, në moshë të madhe kjo mund të na ndikojë qoftë në perceptimin e kënaqësisë por dhe në marrëdhënien tonë në çift. Është një alarm në momentin që përdoret si mënyrë preferenciale, përdoret për të qetësuar ankthin, përdoret në një farë mënyre pa kontroll, atëherë do të thotë se ka diçka që nuk shkon. Ekziston një stimul i tepërt i cili përdoret nga fëmija apo nga adoleshenti dhe mund të jetë një dritë alarmi për të cilën duhet të flasim dhe jo trembim fëmijën.
Të dyja i kemi parë shumë të afërta me njëra- tjetrën, duke shijuar dreka e darka madje dhe familjare ku siç e kemi ...
Të ardhurat nga Tik-Tok, Instagram, platformat ndërkombëtare Booking dhe AirBnB apo bonuset dhe përfitimet e përmuajshme të d&eu...
Qafa është zona e parë që preket nga mosha dhe shëndeti i tepërt. Ajo përveç se është një shqetë...