News / 31 Janar 2023, 17:14

E rëndë në Elbasan, 34 vjeçarja ndërron jetë pasi kishte bërë abort

E rëndë në Elbasan, 34 vjeçarja ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në qytetin e Elbasanit. Mësohet se 34-vjeçarja Eltleva Çulhaj është paraqitur mesditën e djeshme në maternitetin e qytetit ku ka kryer një abort dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Rreth orës 18:00 të po asaj dite ajo ka pasur disa komplikime shëndetësore dhe ka thirrur ambulancën e cila e ka marrë dhe e ka dërguar në maternitet, ku më pas ka ndërruar edhe jetë.

Në lidhje me rastin është iniciuar procedim penal për dy mjekë, shtetasit A.P, 56-vjeç dhe B.HJ, 60-vjeç.

Horoskop