News / 1 Shkurt 2023, 12:28

Lindi 4 ditë më parë, 29 vjeçarja nga Tirana humb jetën në maternitetin "Koço Gliozheni"

Lindi 4 ditë më parë, 29 vjeçarja nga Tirana humb

Pas Elbasanit një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 29-vjeçare ka ndërruar jetë 4 ditë pasi ka lindur në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Mësohet se e reja ka ndërruar jetë pas lindjes natyrale. Lindja është kryer ditën e shtunë. Pasi ka qëndruar në spital 24 orë, ka dalë me dëshirën e saj dhe ka ikur në shtëpi.

Gruaja e re ka shfaqur probleme debulese dhe dje pasdite ka shkuar sërish në maternitet, ku edhe është reanimuar, por pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, ditën e sotme ka humbur jetën. Mësohet se nëna nuk kishte hemorragji dhe nuk ka pasur probleme në lindje.

Ndërkohë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar shkakun.

Horoskop