
Çfarë është de-influencing? A është ky fundi i ''profesionit'' të influencuesve në rrjete sociale?
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bindemi se jeta që shohim në Instagram e TikTok në fakt nuk ka asnjë ngjashmë...
Të bëhen më tërheqëse për punonjësit. Disa kompani Italiane ia kanë vënë vetes qëllim, duke ofruar kushte pune më fleksibël për punonjësit e saj. Qëllimi tjetër: Të sigurohet një ekuilibër më i shëndetshëm midis jetës jetën profesionale dhe asaj private.
Kështu edhe vetë kompania kursen para duke mos mbajtur hapur zyrat në muajt e verës.
Disa kompani italiane po eksperimentojnë me javën prej vetëm katër ditësh punë.
Në Belgjikë, Spanjë, Islandë dhe Mbretërinë e Bashkuar java e shkurtër tashmë është zakon. Në Itali iniciativa është marrë përgjithësisht nga kompani shumëkombëshe. Disa njerëz i mbyllin zyrat e tyre të premteve në orën 12
si Tria Spa (kompani në Cologno Monzese që prodhon makinat e riciklimit të plastikës).
Tria Spa nga janari deri në korrik 2023 do të mbyllë zyrat të premten në orën 12, me 3 orë pushim të paguar për të gjithë punonjësit.
Toyota do të paguajë turne shtatë-orëshe sikur të ishin turne tetë orëshe.
Banca Intesa u ka propozuar që në janar punëtorëve të saj, mbi baza vullnetare, për të punuar katër ditë në javë me të njëjtën pagë.
Awin Italia (kompani që bën pjesë të një rrjeti shumëkombësh e marketingut) ka miratuar "javën fleksibël", dmth një ditë e lirë./TiranaPost
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bindemi se jeta që shohim në Instagram e TikTok në fakt nuk ka asnjë ngjashmë...
Blerina Toçila ishte një nga nënat e ftuara ditën e sotme në “Shije Shtëpie” për të ndarë historin&...
Ndjesia e ankthit dhe stresit në punë shpeshherë nuk merren seriozisht nga pjesa më e madhe e njerëzve ndonëse kanë një...