News / 1 Shkurt 2023, 14:39

Sëmundja e qenit gati i mori jetën, historia e pabesueshme e ish-futbollistit të Dinamos

Sëmundja e qenit gati i mori jetën, historia e pabesueshme e

Ervin Duçellari është ish-futbollisti i Dinamos me një histori shumë të pabesueshme jete. Në moshën 13-vjeçare, ai u sëmur pasi preku një qen me mikrobe dhe aty filloi i gjithë kalvari i jetës së tij. Në një lidhje me Skype për “Abc e Mëngjesit”, Ervini ka treguar të gjithë historinë nga operacioni i vështirë te jetesa drejt Anglisë.

“Në moshën 13-vjeçare, unë isha i dashuruar pas qenve dhe mora një sëmundje që quhej ekinokokozë dhe nga kjo sëmundje duhej të bëja një operacion që ishte shumë i rrezikshëm në atë kohë. Ka qenë viti ’93. Pas shumë vuajtjesh operacioni u krye dhe rikuperimi ishte i shpejtë.

Ishte kontakti me qentë e lagjes sepse ishte viti i tillë. Më goditi mëlçinë, se ky virus prek mëlçinë dhe mushkërinë. Identifikimi ishte i lehtë, por operacioni ishte i vështirë sepse ashtu ishin kushtet atëherë. Pas shumë orësh jam zgjuar se më kishin dhënë shumë narkozë se nuk e dinin sesa do të zgjaste ky operacion. Gjatë kësaj kohe stërvitesha, por isha i pafuqishëm se bëra dhe një kontroll. Pas 10 vitesh transferohem në Itali dhe si të gjithë të rinjtë për një punë. Filloj punë në ndërtim dhe një natë më plasi hemoragji. I them shokëve nuk po ndihem mirë, isha pa dokumenta dhe më çojnë në spital. Ata më dhanë direkt gjak se e panë situatën që kisha humbur shumë gjak.

Më vonë, unë ika me kamion në Angli dhe fillova punë në ndërtim si fillim. Pastaj nga punëtor i thjeshtë u bëra sipërmarrës. Isha gjithmonë aktiv, merresha me punë. Nga shëndeti asnjë lloj problemi, kur papritmas mëlçia filloi përsëri të shfaqte probleme. U shtrova sërish në spital, gjithmonë pa dokumenta, isha me një pasaportë false çeke. Më morën përsipër. Kisha bllokim të një vene. Edhe brenda 10 ditësh u dobësova direkt. Më thanë duhet të bësh transplant, u shokova se direkt nga palestra në transplant”, rrëfeu ndër të tjera Duçellari."/Burimi "ABC News"

Horoskop