I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
DASHI: Për të gjithë ata që kanë një aktivitet privat, parashikoje një fillim viti shumë interesant. Ekuilibrat mes Marsit dhe Jupiterit do të jenë shumë të mira në shkurt, por edhe Dielli do t’ju japë një shtysë të madhe deri në datën 18. Ja përse kjo është periudha ideale për të lindurit e kësaj shenje që të ecin përpara në aspektin profesional, por edhe të realizojnë një projekt që e kanë ideuar prej vitit të kaluar. Nevoja për t’u ndier të vlerësuar pasi keni kaluar shumë vështirësi është e madhe. Puna nuk është gjithçka në jetën tuaj, por përgjegjësitë për të gjithë ata që duan të jenë në qendër të vëmendjes do të rriten. Kush do të shesë apo të blejë diçka, le të bëhet gati, qoftë edhe nëse ka ndër mend të investojë. Në aspektin financiar, shkurti do të jetë më i begatë për ju pas datës 13.
Çka do të ndodhë gjatë shkurtit do të jetë vendimtare për ngjarjet që do të pasojnë në vijim në aspektin sentimental. Sa herë që horoskopi na bie mirë, nuk mund të presim që gjërat të jenë të thjeshta si me magji, por na jepet mundësia të kuptojmë në ia vlen të vazhdojmë apo jo. Historitë e ndërlikuara, sidomos lidhjet në distancë janë në një periudhë reflektimi. Venusi do të hyjë në shenjën tuaj më datë 20 shkurt, duke krijuar një bashkim të bukur me Jupiterin, i cili do të jetë aktiv deri në fund të marsit. Shumë nga ju do të kuptojnë se është momenti i duhur për t’u martuar, të ligjërojnë marrëdhënien e tyre apo të lënë një takim të veçantë ku të merren vendime të rëndësishme. Çiftet që janë ndarë, do të gjejnë menjëherë dikë me të cilin do të bien në dashuri. Yjet janë në favorin tuaj. Gjysma e dytë e shkurtit do të jetë pa dyshim më e mirë në lidhje me shëndetin. Edhe terapitë apo trajtimet do të jenë më efikase pas datës 20. Defekti juaj i vetëm është nxitimi, ndaj mos u rrëmbeni, sidomos në ditët e para të muajit.
DEMI: Po i afrohemi fazës më interesante të vitit, gjatë së cilës të gjitha përpjekjet tuaja për të arritur rezultate sa më të mira do të bëhen realitet pas disa javësh. Mos e humbni kurrë kurajën. Mes lajmeve të mira që do të merrni, një mbizotëron mbi të gjitha. Disave prej jush do t’ju ofrohet një transferim. Bëni kujdes me shpenzimet, sepse Mërkuri nis një kalim në datën 11 shkurt që shoqërohet me nervozizëm. Kush nga ju vitin e kaluar nuk çoi dot deri në fund një projekt, po mendon si të nisë nga puna sërish.
Marrëdhëniet sentimentale që kaluar probleme në janar, do të forcohen sërish në shkurt. Yjet i favorizojnë të gjithë, madje edhe ata që kërkojnë një lidhje të re pas ndarjes. Kush ka gjetur një dashuri të re, s’po e kthen më kokën pas tek e shkuara. Mos i zgjatni disa histori të shëmtuara vetëm nga frika se çfarë do të pasojë. Do të ishte vërtet keq të çonit dëm yjet në një pozicion kaq të mirë. Disa histori do të lindin krejt rastësisht. Pasioni dhe emocionet janë gjithmonë e më të forta. Kjo është një periudhë interesante edhe për miqësitë e reja. Pas datës 24, bëni kujdes mos bëni investime të gabuara. Lërini për më vonë. Yjet janë shumë favorizues edhe në lidhje me energjinë psikofizike. Jupiteri do të hyjë në shenjën tuaj dhe do t’ju forcojë më shumë fizikisht. Një vendim i papritur do t’ju shkaktojë stres në javën e fundit të muajit, ndaj mos e teproni shumë me lodhjen, sidomos në datën 23.
BINJAKËT: Rritja juaj profesionale është graduale dhe tani është momenti të diskutoni për të në mënyrë më konkrete. Fundi muajit dhe marsi do të sjellin disa vonesa, por asgjë që mund të prishë karrierën e gjatë të personave që janë të përgatitur. Nuk duhet të nënvlerësoni detyrat e reja. Datat e favorizuara për të bërë kërkesa janë 13, ndërsa më 22 dhe 28 shkurt mund të nisni CV-të tuaja për aplikim nëse dëshironi të ndryshoni vend pune. Shfrytëzoni shkurtin, edhe nëse bëni punë me kohë të pjesshme, pasi marsi nuk do të jetë kaq frytdhënës. Mos humbni kohë duke kërkuar më shumë nga ç’mund t’ju jepet. Pika juaj e fortë është komunikimi, ndaj edhe personat që punojnë në këtë sektor janë të favorizuar. Jupiteri do t’ju ndihmojë të zgjidhni çështje ligjore apo të merrni disa kompensime të shumëpritura.
Yjet në fushën e ndjenjave janë disi konfliktualë gjatë shkurtit, pasi do të përballeni me probleme më madhore, ekonomike apo profesionale. E kur mendjen e keni diku tjetër, ndjenjat i lini pas dore. Marrëdhëniet e krijuara gjatë muajve të fundit, tani do të vihen në dyshim. Këshilla jonë më e vlefshme është të mos lidheni me persona që kanë një lidhje tjetër paralele dhe ju gënjejnë duke thënë se do t’i japin fund, në të kundërt do të nisni një luftë që s’ka mbarim. Ditët mes datave 6-12 do të jenë më të vështirat. Kush nga ju ka heshtur prej shumë kohësh, tani do të flasë. Bëni kujdes me të lindurit në shenjën e Peshqve, Virgjëreshës, Shigjetarit dhe Dashit. Marsi do të kalojë në shenjën tuaj dhe meqë ai është “planeti i luftës”, edhe ju do të keni betejat tuaja. Momente tensioni, sidomos në datat 7, 14 dhe 18.
GAFORRJA: Po i afroheni një periudhe më të mirë, e cila do të forcohet më së shumti në maj. Edhe pse keni kaluar shumë probleme së fundmi, pak e nga pak po fitoni terren. Ide dhe bashkëpunëtorë të rinj do të bëhen pjesë e karrierës suaj profesionale dhe do t’ju japin forcë për të ecur përpara. Bëni shumë kujdes se mos prishni raportet që në mars do të marrin një rëndësi më të madhe. Saturni do të kalojë në një shenjë miqësore me ju, ja përse ato çka tani ju duken të pasigurta apo sfida do të jenë zgjidhje në të ardhmen. Kujdes me investimet e kryera në ditët e para të shkurtit. Duhet të bëni edhe pak durim.
Ditë të bukura po vijnë për të gjitha çiftet që janë në krizë apo për ata që po përjetojnë ditë pa shumë pasion. Venusi ndodhet në shenjën tuaj dhe kjo tregon rikthimin e emocioneve. Më të favorizuarit janë të rinjtë që janë në fillimet e lidhjes së tyre. Një miqësi e mirë mund të shndërrohet dita-ditës në një dashuri të bukur. Nëse mes dy partnerëve ekziston një lloj gare është më mirë ta diskutoni për të kuptuar të ardhmen e raportit. Disa nga ju kanë shkuar drejt divorcit për shkak të arsyeve ekonomike, por tani keni nevojë për një ndërmjetës në lidhje me fëmijët. Ditët më interesante në fushën e ndjenjave do të jenë 12, 13, 20 dhe 21. Javët e para do të kalojnë do të kalojnë si në tym dhe sa herë që ju nuk jeni të qetë, pikë të dobët keni stomakun dhe tretjen. Stresi për ata që po punojnë pa marrë rezultate është i madh, por gjërat do të ndryshojnë. Nëse do të nisni një terapi, ju këshillojmë ta nisni pas datës 20
LUANI: Ky muaj do të jetë i mbushur me mendime dhe për këtë fajin e ka Dielli dhe Saturni që janë në kundërshti me shenjën tuaj, ndaj mos i shtrini këmbët më shumë se jorgani. Disa nga ju janë ngritur në detyrë ose kanë marrë përgjegjësi më të mëdha, ndërsa disa të tjerë janë përjashtuar nga një projekt, por gëzojnë duke parë të tjerët që s’bëjnë mirë punën e tyre. Keni një dëshirë të madhe për të ndryshuar, për të bërë gjëra të reja me njerëz të rinj. Fakti që shkurti do të sjellë disa trazira në aspektin profesional nuk duhet t’ju shqetësojë aspak. Para se të bëni zgjedhje të rrezikshme, sidomos në lidhje me financat, duhet të prisni marsin. Mos nxitoni, se do të keni shpenzime të paparashikuara më datë 13.
Pas një janari që ju ka hidhëruar zemrën, shkurti pritet të jetë më i mbarë. Jupiteri ju qëndron gjithmonë në krah. Dashuria do të zgjohet dhe këshilloj të gjitha çiftet që janë larguar për arsye të ndryshme, të afrohen duke programuar diçka të bukur. Yjet janë kaq interesante sa nuk do të dini çfarë të zgjidhni më parë. Për të përmirësuar një raport mund të konsideroni mundësinë që të punoni bashkë ose të ndërtoni diçka të dy. Datat më të favorshme janë 20 dhe 23. Do të ndodhë një takim i veçantë ose një propozim i pazakontë. Urani ka ende një aspekt kritik në gjendjen tuaja psikofizike, ndaj mos u lodhni. Mërkuri do t’ju shtojë nervozizmin, sidomos në datat 18 dhe 19. Duhet të provoni ushtrimet e meditimit.
VIRGJËRESHA: Puna kërkon të sforcoheni më shumë. Nuk keni planetë armiqësorë, me përjashtim të Venusit, i cili tregon se një punë e madhe po ju mban larg dashurisë. Mërkuri do t’ju favorizojë deri të shtunën e datës 11. Ata që janë në kërkim të një pune të re duhet të zgjerojnë rrezen e kërkimit. Kush është duke pritur një përgjigje, të përveshë mëngët para marsit. Ka ardhur koha të vlerësoni idetë tuaja, të cilat do t’i japin frytet në vjeshtë. Nëse jeni punonjës të pavarur, duhet t’i strukturoni në mënyrë më racionale të gjitha nismat tuaja. Firmosni kontrata, blini prona, duhet ta shfrytëzoni këtë periudhë të mirë. Datat më interesante do të jenë 16 dhe 17. E hëna e datës 20 do të jetë disi e vështirë në ambientin e punës. Kujdes në marrëdhëniet me eprorët dhe kolegët.
Në fushën e ndjenjave ka tension, por me pak vullnet të mirë, do të arrini t’i kaloni ato zënkat e vogla. Koha që i kushtoni punës ju pengon për të qëndruar me partnerët. Mos u përfshini kaq shumë në problemet profesionale. Historitë që lindin gjatë pjesës së parë të shkurtit duhen peshuar dy herë. Nëse raportet tuaja kanë baza të forta, atëherë s’keni pse të shqetësoheni. Ata që kanë marrëdhënie paralele, duhet të marrin një vendim. Nuk ju mungon dëshira të shprehni sa më shumë sensualitetin tuaj. Bëni shumë kujdes më datë 20, pasi do të ndiheni shumë nervozë. Pagjumësia do t’ju shqetësojë, sidomos mes datave 20-26, ndaj duhet të rifitoni qetësinë. Ndonjëherë është më mirë të heshtësh që të shmangësh ndërlikimet, por edhe të mbani gjithçka përbrenda është problem i madh.
PESHORJA: Në periudhë të vitit keni shumë gjëra për të sistemuar. Yjet e shkurtit janë më pak armiqësorë pas datës 13. Angazhimet e reja s’do të sjellin menjëherë fitime, por përpara një pranvere të tillë s’duhet humbur optimizmi. Shumë nga ju po punojnë duke shtrënguar dhëmbët ose ata që po nisin projekte të reja, e dinë se po e marrin këtë nismë krejt të vetëm. Në ambientin profesional nuk ndiheni të vlerësuar sa duhet. Nëse po kërkoni diçka të re, bëni durim edhe disa muaj. Lajmi i mirë është se në aspektin e të ardhurave po merrni pak frymë, pasi pas datës 11, Mërkuri nis një kalim drejt shenjës suaj. Ditët e fundit të muajit janë më interesantet për të përveshur mëngët, mjafton të mos ekspozoheni në situata të rrezikshme.
Çiftet që ia kanë dalë mbanë në 2022-in janë shumë të forta dhe shumica prej tyre nuk janë prishur falë vendosmërisë së një prej partnerëve. Kush nga ju po mendon për martesën apo bashkëjetesën, është më mirë të presë muajin maj. Për një njeri si ju që kërkon gjithmonë pikën e ekuilibrit s’është e lehtë t’i shtyjë ditët me frikën se mos një fjalë më shumë i çon të gjitha në djall. Kush dashuron vërtet, s’ka pse të mendohet dy herë para se të thotë “Do të të dua përgjithmonë”. Beqarët do të shijojnë aventura pa angazhime të mëdha. Në aspektin psikofizik po ndieni ende shqetësime. Jupiteri në shenjën tuaj ju shtyn të mendoni për problemet që keni lënë pezull në 2022. Data 16 do të karakterizohet nga nervozizmi. Ndiqni këshillat e mjekut se mund të keni nevojë për dietë.
AKREPI: Ky është një muaj që do t’ju vijë në ndihmë nga data 1 deri në 15, datë pas së cilës duhet të bëni shumë kujdes me çështjet ekonomike. Gjysma e parë e vitit është shumë e rëndësishme dhe më e sigurt. Mund të vijë një telefonatë e papritur që do t’i trazojë pak ujërat. Duhet të dini t’i shfrytëzoni më mirë datat 2, 3 dhe 7. Lajme të mira do të merrni me anë të një letre ose telefonate. Nuk përjashtohen propozimet për të punuar në qytete të tjera. Mes datave 17-19 do të keni debate si në punë, ashtu edhe në familje. Është më mirë të arrini një marrëveshje nëse tensioni është i madh. Më datë 24 do të merrni një vendim të rëndësishëm.
Lidhjet e krijuara së fundmi vazhdojnë dhe është momenti i duhur të lini edhe takime të reja ndërkohë që Venusi është ende aktiv. Nëse sapo keni mbyllur një raport që s’e keni gjykuar të rëndësishëm, nuk do ta ktheni kokën pas. Saturni do të nisë kalimin e tij në shenjën tuaj dhe do të ndikojë pozitivisht te çiftet që duan të martohen, të bashkëjetojnë apo të bëhen me fëmijë. Keni disa konflikte të pazgjidhura me prindërit ose disa të afërm. Datat 20 dhe 21 janë më të mirat në fushën e ndjenjave. Viti ka nisur me shumë ulje-ngritje. Do të ndiheni disi nervozë për shkak të Mërkurit pas datës 11. Shmangni debatet në ambientin e punës. Nëse ndiheni të lodhur, jepini vetes kohë të mos bëni asgjë.
SHIGJETARI: Ky do të jetë një tjetër muaj me projekte të suksesshme. Brenda majit do të merrni një konfirmim të rëndësishëm që e prisni prej kohësh. Në këtë moment doni të provoni shumë gjëra të reja dhe ide novatore. Megjithatë, nervozizmi nuk ju largohet. Marsi ju kundërshton dhe do të keni disa probleme me kolegët ose shefat. Sa më shumë debatoni me ta, aq më shumë ju shtohet dëshira për t’u rebeluar dhe për të bërë gjëra që s’janë aspak të zakonshme. Do t’u dilni kundër të gjithë atyre që s’e kuptojnë këtë nevojë tuajën. Mbyllja e një marrëveshjeje apo e një blerjeje brenda marsit do të ishte mirë, pasi vjen Saturni, planeti që i ngadalëson disi rezultatet. Janë të favorizuara çështjet të natyrave ligjore. Gjithçka do të shkojë më mirë pas datës 11.
Çiftet duhet të bëjnë kujdes deri më datë 20, pasi Venusi nuk është në favor të tyre. Më të rrezikuarit janë ata që i kanë partnerët larg për arsye personale apo për punë. Edhe ata që nuk ndiejnë më dashurinë e dikurshme dhe po përjeton një raport rutinë, do të kërkojnë zgjidhje të vërteta. Para se t’i lini gjërat përgjysmë, reflektoni se çfarë doni ju në të vërtetë. Bëni kujdes me historitë që lindin gjatë shkurtit, pasi ka ditë si datat 7, 8 apo 14, kur do të doni të çoni gjithçka në djall. Ruani qetësinë! Çiftet e konsoliduara do të forcohen edhe më shumë dhe dëshira për t’u bërë me fëmijë është shumë e madhe. Programimi i së ardhmes është një nga dëshirat më të mëdha aktuale. Mos debatoni me prindërit apo me ndonjë të afërm që s’e miraton mënyrën se si veproni ju. Keni të drejtë të stresoheni, pasi angazhimet tuaja do të jenë të shumta. E megjithatë, sipas psikologëve stresi që po kaloni ju quhet “pozitiv”, pasi na shtyn të bëjmë përpara. Suksesi profesional ju përmbush jashtëzakonisht shumë. Propozime dhe të ardhura më datë 22 dhe 28.
BRICJAPI: Brenda muajit maj duhet të zgjidhni personat me të cilët doni të qëndroni, ortakë të rinj, bashkëpunëtorë, është e kotë të fshihni se e keni të vështirë të gjeni njerëz besnikë. Kjo është pasojë e Jupiterit, por gjithçka do të marrë fund më 15 maj. Meqë vendosmëria dhe këmbëngulja janë cilësi të shenjës suaj, bëni durim para se të merrni vendime të nxituara. Kush nga ju ka një biznes privat që e drejton vetë prej kohësh, nuk ndihet më i kënaqur. Nëse suksesi në punë për disa të tjerë varet nga aleancat, nuk është e vështirë për ju që t’ju jepni fund disa marrëdhënieve. Nuk e keni aspak për gjë që të thoni: “Ose do të bëhet siç them unë, ose lamtumirë!” Shkurti do të sjellë jo pak debate, ndaj bëni kujdes në datat 22 dhe 23.
Shpresoj vërtet që çiftet më të forta t’i kenë bërë ballë tensionit të muajve të fundit, edhe pse Venusi do të jetë më i ëmbël pasi Venusi do të ketë një ndikim pozitiv deri më datë 20. Edhe Mërkuri ju favorizon deri në datën 11, ndaj pjesa e parë e muajit do të jetë interesante dhe plot me takime të reja. E dëshironi shumë një person në krah, që t’i besoni problemet tuaja. Këshilloj beqarët që të tregohen më të hapur dhe të frekuentojnë më shumë njerëz. Edhe xhelozia në çift s’do të mungojë, pasi do të përjetoni disa luhatje humori që do ta keni të vështirë t’i menaxhoni. Data më e tensionuar do të jetë 23. Shkurti është disi i vështirë në fillim, sidomos rreth datës 10 dhe kjo në aspektin psikofizik. Disa shqetësime të vogla si dhembje koke apo tension për shkak të nervozizmit do t’i kaloni me lehtësi. Në datat 22 dhe 23 do të ndiheni “të fikur”.
UJORI: Shumë nga situatat që ju interesojnë do të zhvillohen brenda ditëve të para të majit; ndaj nuk duhet të humbni asnjë minutë. Ndoshta keni marrë disa propozime dhe gjithçka po bëni tani do të jetë e dobishme në të ardhmen. Pozicioni i ri i Venusit do t’ju favorizojë më shumë pas datës 20, sidomos në sektorin e karrierës. Do ta keni më të lehtë t’i zgjidhni debatet në punë. Nuk përjashtohen mosmarrëveshjet me kolegët, eprorët apo ortakët, pasi idetë tuaja janë gjithmonë kundra rrymës. Deri në fund të shkurtit do të merrni një lajm të ri, të cilin duhet ta shfrytëzoni në maksimum. Duket sikur gjithçka është një sfidë për ju në ambientin profesional. Mërkuri kalon në shenjën tuaj dhe do të sjellë kontakte të reja, që do t’ju ndihmojnë në të ardhmen e afërt. Organizoni një takim në datën 17 dhe ndiqni instinktin dy ditët e fundit të muajit, se s’do të gaboni.
Në fushën e ndjenjave duhet të jeni më të gatshëm. Pas javës së parë të muaji, do të përjetoni emocione të veçanta. Nëse gjatë javëve të fundit ka lindur një dashuri, duhet të bëni përpara. Beqarëve s’do t’ju mungojë dëshira për të bërë aventura apo të gjeni njerëz që admirojnë sharmin tuaj. Kjo periudhë sjell një këndvështrim të ri në fushën e ndjenjave dhe atë mendore. Nëse diçka nuk funksionon, jepini fund, se pasione të reja ju presin. Datat 20 dhe 28 janë të favorizuara në fushën e ndjenjave. Muaji shkurt do të jetë i vështirë në aspektin psikofizik dhe këtë do ta ndieni më shumë afër fundit të tij. Shumë prej jush janë në proces kurash, dietash dhe terapish. Mjeku do të dijë t’ju këshillojë. Datat më të favorizuara janë ato pas 22-shit. Luhatje humori në datat 12, 13 dhe 25.
PESHQIT: Shkurti do të jetë një muaj interesant, pasi Venusi do të kalojë në shenjën tuaj dhe ju ndihmon me kontaktet dhe njohjet. Mund të ndërmerrni nisma të reja pa e humbur kurajën. Periudha mes marsit dhe majit do të jetë më produktivja për të lindurit e kësaj shenje dhe për këtë po bëheni gati në shkurt. Ka ardhur koha të kërkoni ndryshime në punë. Kush nga ju ka luftuar shumë për të arritur diku, tani po e kupton se përpjekjet s’kanë shkuar dëm. Në datën 20 lini një takim ose organizoni diçka, se është e duhura për propozime të reja. Ditët e fundit të muajit janë idealet për të vlerësuar strategjitë e reja. Mos u jepni shumë rëndësi kritikave nga persona që janë ziliqarë. Idetë nuk do t’ju mungojnë.
Kush nga ju është në një raport prej kohësh, deri në fund të gushtit do të keni zyrtarizuar gjithçka. Rruga është e hapur për martesat, bashkëjetesat apo marrëdhëniet që ju përmbushin. Ata që janë të divorcuar e kanë të vështirë të nisin diçka të re. Nuk janë të paktë ata që janë zhgënjyer nga dashuria, ata që kanë vënë në provë ndjenjat e partnerëve për të kuptuar nëse do t’u zënë besë sërish. Shkurti do t’ju dhurojë më shumë besim. Të favorizuar janë edhe ata që duan një fëmijë. Një ish-partner/e mund t’ju shqetësojë për disa çështje ligjore që lidhen me financat. Gjithçka që ka nisur prej janarit ju ka shkaktuar shumë lodhje, ndaj bëni kujdes më datë 7, 8, 14 dhe 15. Nëse keni vendosur të bëni një ndërhyrje estetike apo një terapi, lëreni pas datës 20. Gjërat duhen bërë me qetësi për të shmangur luhatjet e humorit apo nervozizmin që është tipik i shenjës suaj. Pika juaj e dobët janë këmbët dhe kaviljet.
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...