
Çfarë është de-influencing? A është ky fundi i ''profesionit'' të influencuesve në rrjete sociale?
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bindemi se jeta që shohim në Instagram e TikTok në fakt nuk ka asnjë ngjashmë...
Nga Living, Fotografia Armand Habazaj
Fasulet, të çfarëdolloji qofshin, janë shumë të mira e të shëndetshme për stinën e dimrit! Ndryshe nga fasulet e vogla, pllaqitë nuk bëhen me lëng.
Përbërësit për një tavë balte të vogël:
100 gr fasule pllaqi të ziera më parë
Gjysmë qepe të kuqe
Tul domateje konservë
2 thelpinj hudhër
Vaj ulliri
Kripë, piper
Majdanoz (erëza të tjera sipas shijes)
Përgatitja:
Në një tigan skuqim në pak vaj ulliri qepën e grirë imët me hudhrën e shtypur.
E lëmë deri sa qepa të zbutet dhe shtojmë domatet me faqulet pllaqi. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe në fund hedhim erëzat e tjera që kemi zgjedhur. Nëse doni mund të shtoni edhe pak spec djegës.
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bindemi se jeta që shohim në Instagram e TikTok në fakt nuk ka asnjë ngjashmë...
Blerina Toçila ishte një nga nënat e ftuara ditën e sotme në “Shije Shtëpie” për të ndarë historin&...
Ndjesia e ankthit dhe stresit në punë shpeshherë nuk merren seriozisht nga pjesa më e madhe e njerëzve ndonëse kanë një...