Astroliving / 3 Shkurt 2023, 11:31

Horoskopi i muajit shkurt: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Horoskopi i muajit shkurt: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Nga PAOLO FOX

BINJAKËT: Rritja juaj profesionale është graduale dhe tani është momenti të diskutoni për të në mënyrë më konkrete. Fundi muajit dhe marsi do të sjellin disa vonesa, por asgjë që mund të prishë karrierën e gjatë të personave që janë të përgatitur. Nuk duhet të nënvlerësoni detyrat e reja. Datat e favorizuara për të bërë kërkesa janë 13, ndërsa më 22 dhe 28 shkurt mund të nisni CV-të tuaja për aplikim nëse dëshironi të ndryshoni vend pune. Shfrytëzoni shkurtin, edhe nëse bëni punë me kohë të pjesshme, pasi marsi nuk do të jetë kaq frytdhënës. Mos humbni kohë duke kërkuar më shumë nga ç’mund t’ju jepet. Pika juaj e fortë është komunikimi, ndaj edhe personat që punojnë në këtë sektor janë të favorizuar. Jupiteri do t’ju ndihmojë të zgjidhni çështje ligjore apo të merrni disa kompensime të shumëpritura.

Yjet në fushën e ndjenjave janë disi konfliktualë gjatë shkurtit, pasi do të përballeni me probleme më madhore, ekonomike apo profesionale. E kur mendjen e keni diku tjetër, ndjenjat i lini pas dore. Marrëdhëniet e krijuara gjatë muajve të fundit, tani do të vihen në dyshim. Këshilla jonë më e vlefshme është të mos lidheni me persona që kanë një lidhje tjetër paralele dhe ju gënjejnë duke thënë se do t’i japin fund, në të kundërt do të nisni një luftë që s’ka mbarim. Ditët mes datave 6-12 do të jenë më të vështirat. Kush nga ju ka heshtur prej shumë kohësh, tani do të flasë. Bëni kujdes me të lindurit në shenjën e Peshqve, Virgjëreshës, Shigjetarit dhe Dashit. Marsi do të kalojë në shenjën tuaj dhe meqë ai është “planeti i luftës”, edhe ju do të keni betejat tuaja. Momente tensioni, sidomos në datat 7, 14 dhe 18.

GAFORRJA: Po i afroheni një periudhe më të mirë, e cila do të forcohet më së shumti në maj. Edhe pse keni kaluar shumë probleme së fundmi, pak e nga pak po fitoni terren. Ide dhe bashkëpunëtorë të rinj do të bëhen pjesë e karrierës suaj profesionale dhe do t’ju japin forcë për të ecur përpara. Bëni shumë kujdes se mos prishni raportet që në mars do të marrin një rëndësi më të madhe. Saturni do të kalojë në një shenjë miqësore me ju, ja përse ato çka tani ju duken të pasigurta apo sfida do të jenë zgjidhje në të ardhmen. Kujdes me investimet e kryera në ditët e para të shkurtit. Duhet të bëni edhe pak durim.

Ditë të bukura po vijnë për të gjitha çiftet që janë në krizë apo për ata që po përjetojnë ditë pa shumë pasion. Venusi ndodhet në shenjën tuaj dhe kjo tregon rikthimin e emocioneve. Më të favorizuarit janë të rinjtë që janë në fillimet e lidhjes së tyre. Një miqësi e mirë mund të shndërrohet dita-ditës në një dashuri të bukur. Nëse mes dy partnerëve ekziston një lloj gare është më mirë ta diskutoni për të kuptuar të ardhmen e raportit. Disa nga ju kanë shkuar drejt divorcit për shkak të arsyeve ekonomike, por tani keni nevojë për një ndërmjetës në lidhje me fëmijët. Ditët më interesante në fushën e ndjenjave do të jenë 12, 13, 20 dhe 21. Javët e para do të kalojnë do të kalojnë si në tym dhe sa herë që ju nuk jeni të qetë, pikë të dobët keni stomakun dhe tretjen. Stresi për ata që po punojnë pa marrë rezultate është i madh, por gjërat do të ndryshojnë. Nëse do të nisni një terapi, ju këshillojmë ta nisni pas datës 20.

Horoskop