
E kush nuk do ta donte një shoqëri si ajo e tyre, Arbana bëhet nostalgjike për momentet me Xhemi Shehun
Të dyja i kemi parë shumë të afërta me njëra- tjetrën, duke shijuar dreka e darka madje dhe familjare ku siç e kemi ...
Nga Paolo Fox
Shigjetari
Për shkak të gjysmës së planetëve që ndikojnë pozitivisht në shenjën tuaj, është një muaj i mbarë. Me gjasa, një projekt i nisur rishtazi do të ketë më shumë sukses. Favorizohen edhe studentët që po mendojnë të bëjnë provime të rëndësishme deri në verë. Ata që kanë përfunduar kontrata ose u kanë dhënë fund bashkëpunimeve, do të kenë risi interesante. Mund t’ju caktojnë një detyrë të re. Shkurti në përgjithësi është muaji i intuitës, marrëveshjeve të respektuara, por edhe mund të çliroheni nga një peshë.
Nuk është një periudhë për të ndenjur duarkryq, por fatmirësisht jeni aktivë. Më datë 11 dhe 20 mund të keni goxha intuitë, por në datat 13 dhe 21 mund të jeni të shpërqendruar dhe konfuzë.
Jeta juaj sentimentale do ta marrë veten në shkurt, edhe pse do të jetë pak e çmendur, njësoj si natyra juaj, që lodheni shpejt nga gjithçka. Mund t’ju lindin dyshime nëse jeni prej vitesh të lidhur me dikë, por ndiheni të lodhur dhe kërkoni emocione gjetkë. Mund të ndodhë gjithçka, por mundohuni të mos futeni në telashe. Të sapomartuarit mund të mendojnë të bëjnë një fëmijë ose të blejnë një shtëpi të re. Ndërsa për çiftet që kanë më pak se një vit bashkë, sidomos për ata që e kanë kapërcyer me sukses gjysmën e dytë të vitit të shkuar, ka ardhur momenti që të mendojnë për martesën, të bashkëjetojnë ose të kërkojnë një shtëpi më të përshtatshme. Jeni në një çast evoluimi të madh psikologjik dhe është mirë të rrethoheni nga njerëz që e ndihmojnë këtë proces.
Duhet të bëni durim me kurat e reja, sepse do të japin rezultate. Nëse doni të bëni diçka të mirë për veten, regjistrohuni në palestër, kërkoni pak qetësi në datat 8 dhe 14. Të lindurit në shenjën tuaj e eliminojnë stresin me sport.
Bricjapi
Datat 8 dhe 9 janë ditët tuaja me fat për këtë muaj. Në datat 10 dhe 11 do të diskutoni për para, biznese të reja, ndoshta edhe për ndonjë rol të ri në një kompani. Nuk do të keni fitime të mëdha, ndaj duhet të bëni kujdes me shpenzimet. Por e rëndësishme është të rifitoni forcën dhe energjinë. E keni karakteristikë të mendoheni mirë para se të zgjidhni dhe kjo do t’ju ndihmojë shumë. Do t’ju vijë diçka në datat 17 dhe 18, ose në fund të muajit. Do të merrni kërkesa interesante. Por ata që duan të investojnë para duhet të dinë se s’duhet të besojnë menjëherë, por të tregohen të matur, ose të informohen mirë para se të bëjnë çdo blerje, shitje apo biznes.
Për të lidhurit, shkurti është një muaj i mbarë. Ata që kanë humbur dashurinë duhet ta heqin nga mendja se është më mirë të rrinë vetëm. Të lindurit nën shenjën e Bricjapit qëndrojnë shumë kohë vetëm para se të krijojnë një lidhje të re. Nëse jeni në një lidhje, kjo është periudha më e mirë për projekte. Nëse i keni idetë të qarta dhe doni të bëni një kërkesë, këshillohet ta bëni pas datës 18. Kujdes nga lidhjet me njerëz që s’ju kuptojnë, pasi tani, më shumë se kurrë, doni qartësi.
Shkurti është muaji i duhur nëse doni të ndiheni më mirë. Mundohuni të kontrolloni një problem në datat 15, 16 dhe 22. Keni probleme me gjurin e djathtë, kockat dhe cervikalen, që kanë nevojë për kujdes.
Të dyja i kemi parë shumë të afërta me njëra- tjetrën, duke shijuar dreka e darka madje dhe familjare ku siç e kemi ...
Të ardhurat nga Tik-Tok, Instagram, platformat ndërkombëtare Booking dhe AirBnB apo bonuset dhe përfitimet e përmuajshme të d&eu...
Qafa është zona e parë që preket nga mosha dhe shëndeti i tepërt. Ajo përveç se është një shqetë...