
Çfarë është de-influencing? A është ky fundi i ''profesionit'' të influencuesve në rrjete sociale?
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bindemi se jeta që shohim në Instagram e TikTok në fakt nuk ka asnjë ngjashmë...
Nuk është hera e parë, e me siguri as e fundit që personazhet e njohura të ekranit shqiptar dhe jo vetëm, kanë bërë xing me veshjet e tyre. Së fundmi një "përplasje" e tillë ka ndodhur mes këngëtarëve: Alban Skënderaj dhe Flori Mumajesi. Me sa duket bezha është kthyer në një nga ngjyrat e preferuara të dimrit dhe çunat kanë zgjedhur të veshin të njëjtën pallto.
Dy këngëtarët e njohur janë përfolur gjithmonë për një rivalitet mes tyre në muzikë, por a ekziston kjo gjë edhe në stil? Sigurisht që jo. Madje ata edhe kanë qeshur me këtë gjë.
Ishte Flori ai i cili postoi dy foto të tyre, ku shihen të veshur me të njëjtën xhaketë teksa krah saj shkroi: "Ta dhashë 1 xhirro pallton për sebep, jo për foto. Nxirre dorën nga xhepi i nxirë." Më pas ka ardhur edhe përgjigja e Albanit i cili me një foto tjetër me po atë veshje ka shkruar: "Ju betohem që është e imja palltoja."
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bindemi se jeta që shohim në Instagram e TikTok në fakt nuk ka asnjë ngjashmë...
Blerina Toçila ishte një nga nënat e ftuara ditën e sotme në “Shije Shtëpie” për të ndarë historin&...
Ndjesia e ankthit dhe stresit në punë shpeshherë nuk merren seriozisht nga pjesa më e madhe e njerëzve ndonëse kanë një...