Këpucët me takë, 15 modelet më IN për sezonin e pranverës
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Stilisti me famë botërore Paco Rabanne ka vdekur në moshën 88-vjeçare, në shtëpinë e tij në Francë. Lajmi u publikua në faqen zyrtare të tij në Instagram ku shkruhej: “Ndër figurat më të rëndësishme të modës të shekullit të 20, trashëgimia e tij do të mbetet një burim i vazhdueshëm frymëzimi.”
Stilisti spanjoll themeloi shtëpinë e tij të modës me të njëjtin emër në vitin 1966 dhe u prit me lëvdata e kritika. Jane Fonda i ka veshur dizenjot e tij të famshme në filmin “Barbarella” të vitit 1968. Po atë vit, ai nënshkroi një marrëveshje me markën Puig me bazë në Katalonjë, firmë me emër në industrinë e modës dhe parfumeve.
Marrëveshja shënoi hyrjen e tij në industrinë e parfumeve, e cila përfundimisht do të bëhej sinonim i emrit të tij. Parfumi i tij debutues Calandre është ende i disponueshëm edhe sot. Ndërsa Lady Million ruan kontrollin e saj mbi tregun.Dizajneri u tërhoq nga moda në 1999. Gjatë 24 viteve të ardhshme, ai u pa shumë rrallë në publik.
Ai u emërua Oficer i Legjionit të Nderit në Francë, dekorata më e lartë e vendit, në vitin 2010.
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...