
Flini me flokë të lagura? Alarmi i ekspertëve: Rrezikoheni nga baktere dhe infeksione mykotike
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Në vendin tonë çdo vit regjistrohen 130 raste të reja me kancer në qafën e mitrës. Mjekët thonë se këtë vaksinë e kanë marrë deri tani 2355 vajza. Prej 3 muajsh kjo vaksinë është bërë pjesë e kalendarit të detyrueshëm edhe në vendin tonë ndërsa interesi për të është i lartë.
“Interesimi është shumë i lartë jo vetëm për vajzat që nisin 2009 e mbrapa por edhe 2007, 2008, por për momentin bëhet vetëm për 2009,” – u shpreh mjekja Amarilda Alushaj.
Aplikimi i vaksinës kryhet në konsultoret e fëmijës dhe vajzat shoqërohen nga njëri prej prindërit. Human Papiloma virusi merret nëpërmjet rrugëve seksuale dhe është ndër shkaktarët kryesor të kancerit në qafën e mitrës, ndaj edhe ekspertët e shëndetësisë botërore rekomandojnë injektimin e saj tek vajzat në moshë të vogël.
“Kjo vaksinë është e aplikueshme dhe për një moshë më të madhe se 13 vjeç, përderisa vajza nuk ka filluar marrëdhëniet seksuale,” – u shpreh specialistja e ISHP-së, Marjeta Dervishi. Ne Shqipëri zbulohen çdo vit rreth 130 raste të reja me kancer në qafën e mitrës ndërsa 40 gra humbasin jetën.
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Këngëtarja Valbona Mema ka folur për vdekjen e motrës së saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.Artistja rr&...
Ka një gjë për të cilën Meghan Markle ka arritur të bashkojë të gjithë anëtarët e familjes mbretër...