
Disa arsye pse duhet të zgjidhni linjën e re të televizorëve Samsung OLED 77’’
Tencencat e fundit të televizorëve janë gjithnjë në zhvillim për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë...
E keni pyetur ndonjëherë veten se ç’bënin njerëzit përpara se të shpikeshin “selfies”? Nuk keni pse mendoheni gjatë. Përgjigja është shumë e thjeshtë: lejonin të tjerët t’i fotografonin ashtu siç ishin pa menduar për këndin dhe dritën e duhur, rregullimet e minutës së fundit apo sfondin nga pas. Megjithatë kohët kanë ndryshuar dhe në realitetin e tanishëm dixhital, fotografia është kthyer në një lloj “pasaporte” e cila shpeshherë flet më shumë se çdo gjë tjetër për ne.
E dini ku mund të bëni fotot dhe videot më cool për Instagram dhe TikTok? Në “Selfie Museum Albania”, atraksionin më të ri në Tiranë, të vendosur në katin e parë të Galeria ETC, strukturën e vetme multidimensionale ku gjeni gjithçka që ju nevojitet.
I ftuar në "Ditë pas dite", gazetari Eraldo Rexho tregoi se ideja për të krijuar këtë muze i ka ardhur pikërisht në Amerikë e më pas i është kthyer në një qëllim duke vizituar plot 17 të tillë në të gjithë botën. “Selfie Museum Albania” ose njohur ndryshe si “Muzeu i Instagramit” i bashkohet kësisoj sivëllezërve të tij në Firenze, Amsterdam, Las Vegas apo Dubai, duke ofruar një eksperiencë unike rrethuar nga fondet shumëngjyrëshe, rekuizita nga më futuristet dhe iluzionet e pafundme optike.
View this post on Instagram
Instalacionet shumëngjyrëshe me karamele, dhoma e pasqyrave apo këndi i telefonave janë disa prej ambienteve që morën vëmendjen e personazhave të njohura publike si Jonida Maliqi, Eneida Tarifa, Inva Mula, Santana Çomora apo Brikena Prifti, që e inaguruan të parat muzeun më të ri të kryqytetit.
View this post on Instagram
Ky muze cool do të pasurohet edhe me sfonde të tjera, për t'i bërë fotot dhe videot tuaja sa më të gëzueshme, por një gjë është e sigurt që çdokush do të gjejë një dhomëz ku do të gjejë veten. I keni bërë planet për fundjavën? Mos harroni që muzeu më argëtues në vend ju pret të shkrepini fotot më të veçanta për veten dhe fëmijët tuaj. Ejani krijoni kujtime të mrekullueshme, fiksuar në fotografi që mbesin përgjithmonë.
Tencencat e fundit të televizorëve janë gjithnjë në zhvillim për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë...
Në qoftë se jeni të apasionuara pas tendencave të fundit të modës, nuk mund të mos e njihni Chiara Ferragni-n. 35-vje&ccedi...
Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût Përbërësit: patate të vogla, kofsha pule, ullinj, trumzë, hudh&eu...