Beko feston sot ditëlindjen dhe mami Çiljeta nuk i kurseu urimet e ngrohta
Djali i Alban Hoxhës, ka festuar 10-vjetorin e lindjes dhe sigurisht nuk mungoi urimi i veçantë nga mami Çiljeta. Këngëtarj...
Juristja Eni Çobani është kthyer në një nga personazhet më të dashur e më të ndjekur të ekranit shqiptar. Përveçse shumë aktive përgjatë çdo të diele, Eni është vazhdimisht e pranishme edhe në rrjetet sociale ku nuk nguron të ndajë për ndjekësit e saj foto nga jeta e saj e përditshme të shoqëruara me mesazhe paqësore. Por krahas këtyre mesazheve, shumë prej ndjekësve të saj nuk mund të mos e kenë vënë re lidhjen e ngushtë që ka avokatja simpatike me familjen, të cilën di ta shprehë aq bukur falë mjeshtërisë së fjalës.
Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, ku ka treguar një histori që i ka ndodhur shumë vite më parë me vjehrrin për çështjen e mbiemrit. Sipas Enit ajo ka qenë ndër të parat gra në ’98-n që ka mbajtur mbiemrin e saj dhe jo të bashkëshortit, por mesa duket në fillimet ka qenë pak e vështirë për vjehrrin e saj që të mësoheshe me këtë fakt. Ajo ka treguar kur punonte si pedagoge e merr në telefon sekretarja e departamentit dhe përgjigjet vjehrri. Kur i drejtohet me mbiemrin Çobani, ai ia mbyll telefonin duke i thënë se i ka rënë gabim.
Katerina Trungu: Gruaja duhet ta marrë mbiemrin e burrit?
Eni Çobani: Ja ke bërë pyetjen një zonje që… Unë besoj se duhet të kem qenë nga të parat dhe këtë duhet ta themi një çikë publikisht, se këtë mbiemrin unë e mbajta më duket nga të parat në ’98-ën. Kam një histori të bukur me këtë. Në kohën kur kam qenë pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë s’kishim celularë edhe merr sekretaria për një mbledhje që kishim në departament, unë kam qenë pedagoge në departamentin publik.
Merr sekretarja e departamentit dhe thotë më falni, familja Çobani? Im vjehërr i prekur nga kjo gjë, i thotë "Jo, e keni gabim" dhe i mbyll telefonin. Unë në fakt dëgjova diçka i thashë: 'Babi çfarë ka?' Më tha:'Se ç’mori një vajzë dhe tha familja Çobani, ne jemi familja Shehu, nuk jemi familja Çobani'. I thashë po me siguri duke e lidhur me mbiemrin tim nuk e ka ditur këtë gjë.
'Nuk e mora vesh nga mori'- tha, po ndoshta merr prapë. Sigurisht më pas edhe ata u mësuan dhe në një rast të dytë që kemi pasur një problem me ambulancën, pra duhet të vinte urgjenca edhe insistonte babai i Avenirit, thoshte thuaji te shtëpia e Eni Çobanit. I thashë gjyshi për çfarë? Po s’ka gjë se kështu të njohin ty Eni Çobani.'
Djali i Alban Hoxhës, ka festuar 10-vjetorin e lindjes dhe sigurisht nuk mungoi urimi i veçantë nga mami Çiljeta. Këngëtarj...
Në shtëpinë e gazetares së njohur Sonila Meço, sot festohet për të voglën e tyre Amaris, e cila sot mbush plot 13 vj...
Si një franchise krenar i restoranteve KFC në të gjithë Shqipërinë që nga viti 2016, GFFA është e përkushtua...