News / 6 Shkurt 2023, 12:50

Getoar Selimi bën rrëfimin prekës: "Ditën që lindi Marget zbulova sëmundjen e rëndë"

Getoar Selimi bën rrëfimin prekës: "Ditën që lindi

Getoar Selimi ose Ghetto Geasy, siç e njohin të gjithë dashamirësit dhe fansat e tij, është një nga artistët më të njohur të hip hop-it në vendin tonë, madje nuk do e ekzagjeronim aspak nëse themi që është ndër themeluesit e kësaj rryme. U bë kohë që shmang daljet televizive ndaj të gjithë u habitëm, por edhe u gëzuam kur e pamë mbrëmë së bashku me Mc Kreshën në emisionin e Luana Vjollcës.

Dy reperët janë vendosur përballë në një sfidë përsa i përket prindërimit, duke qenë se tashmë të dy janë prindër. Një nga vogëlushet e pyeti artistin se cili ishte mendimi i parë kur mori marrë Marget në krahë dhe përgjigjja nuk është aspak ajo që mendoni.

Për herë të parë Geti ka treguar se teksa Marget po lindte, ai zbuloi se vuante nga një sëmundje e rëndë. Ama në momentin e parë që e shtrëngoi në krahët e tij, harroi çdo gjë dhe mendoi se çdo gjë do të shkonte mirë. Ai nuk dha më detaje rreth asaj që ka kaluar duke zgjedhura të ruajë privatësinë e tij dhe të familjes, siç bën gjithmonë.

E po anën më të ndjeshme të tij, vetëm Marget duket se ia nxjerr Getoarit.

Horoskop