News / 6 Shkurt 2023, 14:20

Urimi i Elton Dedës për ditëlindjen e të atit është një shuplakë e fortë për shoqërinë shqiptare sot

Urimi i Elton Dedës për ditëlindjen e të atit

Nuk është hera e parë që kantautori i mirënjohur Elton Deda, një ndër themeluesit e rock-ut shqiptar, shprehet i shqetësuar për gjendjen në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare sot. Por, duket se kakofonia e krijuar nga ky tranzicion i vazhdueshëm, po prodhon aq shumë antivlera dhe hipokrizi, që ai s'do të donte kurrsesi ta përjetonte i ati.

Ditën e djeshme, dirigjenti i njohur do të festonte 82-vjetorin e lindjes dhe Eltoni e ka kujtuar me një status të shkurtër, por domethënës, një shuplakë e fortë për realitetin e sotëm.

POSTIMI I PLOTË

"Babi sot do të bënte 82! Por me këtë kalbësirë shoqëri dhe morali në këtë botë, kam përshtypjen që është shumë më mirë atje ku është. Të duam fort babush."

Urimi i Elton Dedës për ditëlindjen e të atit

 

Horoskop