
Flini me flokë të lagura? Alarmi i ekspertëve: Rrezikoheni nga baktere dhe infeksione mykotike
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
I porsalinduri i shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Siri është mirë. Pamjet tronditëse kanë bërë xhiron e rrjetit, pasi në Aleppo të Sirisë , një vend që gjithashtu u godit rëndë nga tërmeti në Turqi, një grua shtatzënë lindi nën rrënojat e ndërtesës ku jetonte.
Siç ka raportuar një përdorues i Twitter-it duke publikuar videot përkatëse, gruaja , identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur, ka lindur por më pas ka ndërruar jetë. Ndërsa i vogli i saj mrekullisht është mirë, e madje kanë publikuar edhe pamje të tij në spital. Pamjet e zbuluara dje janë bërë virale në rrjet, ndërsa bebja nga të gjithë quhet "mrekulli". Deri më tani nuk dihet se si kanë vendosur ta quajnë, ndërkohë nuk dihet nëse ka familjarë të tjerë gjallë që të kujdesen për të.
Ndërkohë bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë e Sirinë është përkeqësuar. Tani raportohet për 4700 viktima në total dhe mbi 18 mijë persona të plagosur. E gjithë bota është solidarizuar me këto dy vende dhe kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit si edhe ndihma humanitare. Turqia ka numrin më të lartë të viktimave, me 2,921 të vdekur dhe 15,834 të plagosur. Ndërkohë, në Siri raportohet për 1,444 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur. Pasgoditjet nuk kanë ‘lënë të qetë’ Turqinë gjatë natës, ndërsa orët e para të mëngjesit u regjistrua një pasgoditje 5.6 ballë.
The moment a child was born ???? His mother was under the rubble of the earthquake in Aleppo, Syria, and she died after he was born , The earthquake.
— Talha Ch (@Talhaofficial01) February 6, 2023
May God give patience to the people of #Syria and #Turkey and have mercy on the victims of the #earthquake#الهزه_الارضيه #زلزال pic.twitter.com/eBFr6IoWaW
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Këngëtarja Valbona Mema ka folur për vdekjen e motrës së saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.Artistja rr&...
Ka një gjë për të cilën Meghan Markle ka arritur të bashkojë të gjithë anëtarët e familjes mbretër...