News / 7 Shkurt 2023, 11:40

Nga 14 shkurti rikthehet ekskluzivisht në Tring UEFA Champions League

Nga 14 shkurti rikthehet ekskluzivisht në Tring UEFA Champions League

UEFA Champions League vijon rrugëtimin drejt kurorëzimit të më të mirit të Europës. Sezoni 2022/2023 vazhdon të sjellë emocione të mëdha, me fazën më elektrizuese të tij, atë me eleminim direkt.

Me 14 shkurt, Tring ju jep gjithë dashurinë e nevojshme me yjet e futbollit europian, në kërkim të një bilete drejt stadiumit “Atarurk Olympic”, në Stamboll të Turqisë, aty ku do të luhet edhe finalja e madhe, më 10 qershor.

Ndeshjet e para të fazës së 1/8-ave do të luhen më 14, 15, 21 dhe 22 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 7, 8, 14 dhe 15 mars.

Të gjitha kanalet e Tring Sport do t’u dedikohen spektaklit të elitës së kontinentit, në një transmetim maratonë që do të kulmojë me sfidat e mbrëmjes dhe me “Studio UCL”, me analistë dhe ekspertë që do të sqarojnë gjithçka në detaje rreth asaj që do të prodhojë fusha e blertë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tring TV (@tring_albania)

Horoskop