Familja / 11 Shkurt 2023, 11:16

Miqësi me ish të dashurin? Kujdes pasi kjo mund të jetë shenjë PSIKOPATIE

Miqësi me ish të dashurin? Kujdes pasi kjo mund të jetë

Ju mund të keni dëgjuar se dikush ka mbajtur marrëdhënie të mira me ish partnerin e tij. Megjithatë, nëse doni të ndodhë diçka e tillë, duhet ta mendoni dy herë këtë gjë. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Personality and Individual Differences”, miqësia me një ish nuk është një shenjë pjekurie.

Ndryshe nga çfarë mendohet, kjo është një shenjë e mundshme e diçkaje shumë më të errët. Dëshmitë nga studimi sugjerojnë se një sjellje e tillë në fakt mund të jetë një shenjë e tendencave psikopatike. Studimi gjithashtu thotë se mënyra se si njerëzit i trajtojnë ish-të e tyre mund të jetë testi i ri për psikopatinë.

Studimi analizoi tiparet e personalitetit të 861 njerëzve dhe historinë e marrëdhënieve të tyre. Pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me marrëdhënien e tyre aktuale dhe nëse ishin miq me ish-et, dhe më pas plotësuan një pyetësor për të përcaktuar nëse kishin tipare narcisiste apo psikopatike.

Sipas rezultateve të studimit, ata që shfaqnin tipare të errëta të personalitetit, të ngjashme me ato të psikopatëve, qëndronin në kontakt me ish-et për arsye shqetësuese si për shembull: mundësi për të nxjerrë informacione, para apo marrëdhënie seksuale.

Për shkak se psikopatët njihen për aftësinë e tyre për të qenë simpatikë, është e lehtë për ta që të vazhdojnë strategjikisht “marrëdhëniet” me ish-et shumë kohë pas ndarjes, në mënyrë që të vazhdojnë të përfitojnë vetë. 

Burimi: https://www.businessinsider.com/friends-exes-psychopath-2017-12

ish-i psikopat miqesi

Horoskop