Personazh / 14 Shkurt 2023, 11:02

Vër pak buzëkuq dhe….

Vër pak buzëkuq dhe….

Nga Doreada Mio

Unë edhe në mes të pyllit, në mes të natës po të shkoja do vija të kuq buzësh, dëgjova zërin e vajzës përbri meje dhe gati më erdhi ti thosha që: Ti i paske ngrënë që 20 vjec , 5 kilet e buskuqit që i takon në jetë një gruaje; - Gjithmonë sipas një studimi, nuk di sa të besueshëm. Dhe si të ishim në një ritual sekti e jo një takim pasditeje, të gjitha hapën cantat, nxorrën nga një kuletë tualetesh dhe filluan të lyeheshin në heshtje! Hapa cantën rrëmova dhe une dhe gjeta vetëm nja dy zbutësa buzësh, të lodhur pa ngjyrë….dhe u cudita!

Dikur në rininë time të hershme, kur dy shoqe që donin të më njihnin me dikë dhe une ju shmangesha më shpunë në një bar- kafe, atë kohë e vetmja rrugës së Dajtit disi jashtë Tiranës dhe ma bënë fakt të kryer që tani s `ke ku shkon, ky tipi po vjen të të takojë .. Unë në vend që të protestoja , apo zemërohesha nxitova me vrap të hapja një kuletë të stërmadhe tualeti….

Them që gratë ndahen në dy tipe ato që nuk i sheh asnjëherë pa buzë të lyera në cfarëdo ore të ditës apo të natës ti hasësh dhe ato që nuk lyhen gjithmonë, por besoj që të gjithave ju pëlqen vetja me buzë të kuqe… Dhe kështu do te jetë gjithmonë… nga kur mijëra vjecarë më parë thermoheshin bizhuteri ari e perziheshin me esencë e petale trëndafili për të lyer buzët e deri ne ditët e sotme kur numri i ngjyrave e formave të buskuqit është i pafund. Madje kur pashë në një nga aroportet e Ballkanit të reklamohej si trend i momentit një lloj buskuqi në formë lepirseje me shije frutash ekzotike, mu kujtua që kisha lexuar diku se sasia e buzëkuqeve të një gruaje ishte tregues për nivelin e ekonomisë të një vendi ..

Vër pak buzëkuq dhe….

Në shenjë prestigji në Egjiptin e vjetër; për të identifikuar profesionin më të vjetër në botë në Greqinë e lashtë; shenjë e lidhjes me djallin në Mesjetë; simbol emancipimi e një fenomen i zakonshëm gjatë luftës së dytë botërore, cila është superfuqia që fsheh në vetvete i kuqi i buzëve…

Për t`u bërë më e bukur, për t`ju pëlqyer të tjerëve apo për ti dhëne ngjyra ditëve gri…Buzëkuqi është ngjyra që na lejon të vlersojmë emocionet tona, na jep forcë dhe na karikon për të ecur përpara. Megjithëse nuk ka vlerën e floririt si në lashtësi, buzëkuqi mbetet një element i çmuar të identifikojë një grua me ngjyrën e vet.

“Jepi nje gruaje buzëkuqin e duhur dhe ajo do të pushtojë botën”….

Mua më pëlqen buzëkuqi ngjyrë pjeshkë por meqë kjo fjalë sot përdoret në zhargon me një kuptim tjetër, e sigurt që ngjyra ime është lejlaja…Po ti ç'ngjyrë je?

Horoskop