
Statistikat thonë se janë të shumtë çiftet që nuk janë të sigurt nëse partneri i tyre aktual është apo jo i duhuri. Shtoji kësaj pasigurie edhe një gabim në ditën e Shën Valentinit dhe dukshëm mund t’ju vijë të pyesni “A e ekzagjeroj nëse dua të ndahem pikërisht prej kësaj neglizhence?”
Hayley Quinn, eksperte marrëdhëniesh thotë:
“Vetëm sepse është Dita e Shën Valentinit, nuk do të thotë që ju duhet të planifikoni një darkë apo pushime së bashku, por nëse është e rëndësishme për ju, duhet të jetë e rëndësishme edhe për gjysmën tuaj. Është gjithashtu e rëndësishme të jeni të sinqertë me veten dhe mënyrën si ndiheni”.
Ka nga ata njerëz të cilëve dita e të dashuruarve u duket klishe apo nga ata që mendojnë se “Shën Valentini është çdo ditë”. Megjithatë, nëse ju nuk bëni pjesë te ky grup, do të bënit mirë t’ia komunikonit këtë partnerit.