
E papritur! I rrëmbejnë partneren, Salion eliminohet nga “Love Island Albania”!
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Në ndryshim nga personazhet e deritanishme të rubrikës "Në çantën time", Lei Kraja jo vetëm që na zbuloi se ç'mban gjithmonë me vete, por na hapi edhe dyert e shtëpisë, oazin e saj të paqes ku asnjë kamera nuk kishte depërtuar më parë. Për të intimiteti është i shenjtë dhe s'është mësuar që të ketë miq, por bëri një përjashtim të vogël për Living që siç edhe e pohon, e konsideron si ogur mbarësie.
Moderatorja simpatike shkodrane është fanse e çantave të mëdha dhe ka një arsye për këtë: mund të fusë ç'të dojë, madje sa më shumë, aq më mirë. Lei dhe telefoni janë një dyshe e pandashme. E merr kudo, madje edhe kur bën dush.Pas telefonit, portofoli dhe çelësat e makinës janë po ashtu "MUST" për të dhe nuk del kurrë nga shtëpia pa i marrë me vete.
Lei ka treguar edhe më parë që është natyrë spirituale dhe shumë e lidhur pas astrologjisë ndaj nuk e koncepton që të lëvizë diku pa kristalet e saj. Si një Gaforre "qaramane", e di mjaft mirë që i duhet një prekje magjike për t'i sjellë lumturi dhe balancë në jetë, me pak fjalë diçka që e mban me këmbë në tokë .
Është aq e bukur sa nuk ka nevojë për shumë gjëra make up-i me vete, por parfumin nuk e ndan nga vetja. Të tjerat zbulojini më poshtë.
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Ilaçet për humbje peshe po marrin shumë vëmendje këto ditë dhe tani Oprah Winfrey po merret me këtë temë. Nd&eu...
Sporti shpesh mund të jetë shumë mizor. Ka shumë ulje-ngritje, fitore dhe disfata, dhe vetëm një lëvizje e gabuar mund ...