Kuzhina / 23 Shkurt 2023, 16:03

Supë e thjeshtë me panxhar

Supë e thjeshtë me panxhar

Kjo recetë u përgatit nga Rozafa_cooking

PËRBËRËSIT: 4 – 5 panxharë mesatarë, 1 copë mish sipas dëshirës, 100 g Parmigiano Reggiano, 1 lugë çaji kripë, vaj ulliri (sipas dëshirës), kos grek dhe majdanoz për dekor.

PËRGATITJA: Në fillim pastrojmë dhe qërojmë panxharët. I presim në pjesë të mëdha dhe i vendosim në tenxhere. Shtojmë një copë mish sipas dëshirës (vetëm tul) dhe e mbulojmë me ujë. Në fund shtojmë kripën dhe i lëmë të ziejnë derisa të gatuhet plotësisht mishi dhe panxhari. Me ndihmën e një frulatori e bluajmë derisa të përftojmë një masë të njëjtë kremoze. Pasi e kemi bluar shtojmë djathin Parmigiano të grirë dhe e bluajmë përsëri. E provojmë nëse ka nevojë për kripë dhe nëse është ashtu siç e duam ne e shërbejmë duke e zbukuruar me pak kos dhe majdanoz. JU BËFTË MIRË!

Horoskop