Sëmureni shpesh dhe se kuptoni arsyen? Ndoshta nuk po flini mjaftueshëm
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Gripi mund të të shterojë të gjitha energjitë por kjo nuk është e keqja më e madhe që vjen prej tij.Ekspertët paralajmërojnë se gripi mund të shkaktojë ishemi ose një krisje në enët e gjakut të qafës.
Studimevetë fundit të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se kryerja e vaksinës kundër gripit mund t’ju mbrojë nga infeksioni por edhe të ulë rrezikun e këtyre komplikacioneve serioze.
Rreziku i Ishemisë rritet me 40%
Një prej studimeve të fundit në fjalë, shpjegon se gripi rrit rrezikun e ishemisë me të paktën 40%.Ky rrezik qëndron për të paktën një vit, thonë ekspertët.Sipas tyre, rreziku është në pikun e tij në 15 ditëshin e parë të gripit dhe më pas ulet me kalimin e ditëve.
Për arritjen e këtij konkluzioni, ekspertët e Universitetit të Kolumbias në Nju Jork analizuan të dhënat e 31,000 pacientëve që ishin goditur nga ishemia.Të dhënat treguan se këta pacientë ishin goditur nga raste të rënda të gripit.Studime të tjera konfirmuan se rreziku i ishemisë rritet ndjeshëm pas çdo infeksioni madhor.
Për shembull, nëse dikush është i predispozuar të goditet nga ishemia, ai është ndjeshëm më i rrezikuar kur preket nga gripi.Ekspertët dyshojnë se inflamacioni që shoqëron infeksionet si gripi e plogështojnë trupin dhe e bëjnë më të brishtë ndaj ishemisë dhe atakut në zemër.
Kurat natyrale për shërim më të shpejtë
Vitamina C
Studimet thonë që nëse merrni një dozë minimale prej 200 mg të vitaminës C në ditë keni më pak gjasa të prekeni nga e gripi dhe e ftohura.
Zinku
Zinku shkurton kohëzgjatjen dhe zbut simptomat nëse e merrni në 24 orëshin e parë. Suplementin e zinkut duhet ta merrni për pesë ditë.Atë mund ta gjeni tek midhjet, mishi i viçit, kungulli, farat e suzamit, çokollata e zezë, fasulet, spinaqi dhe qiqrat.
Çaji i nxehtë
Aroma e çajit zhbllokon hundët, ju hidraton dhe zbut fytin e acaruar. Çaji i malit dhe çajrat bimorë kanë përfitime shtesë, sepse janë të pasur me antioksidantë.
Hudhra
Hudhra largon bakteret dhe duhet ngrënë çdo ditë. Në rastin e sëmundjeve, konsumi i saj zhbllokon hundët dhe shqisat.
Banja me avull
Banja me avull është shumë ngushëlluese për të gjithë trupin e plogësht.Nëse nuk keni fuqi për një dush të nxehtë, mbuloni kokën me peshqir dhe nuhasni avullin e ujit të nxehtë, duke u çliruar nga sekrecionet e akumuluara në rrugët e frymëmarrjes.
Solucionet me kripë
Përzieni çerek luge çaji me kripë me të njëjtën sasi sodë buke dhe ujë.Përdorni një shiringë pa gjilpërë, për të shpëlarë hundët dy ose tre herë në ditë dhe shumë shpejt do të merrni frymë lirisht.
Gjumi
Gjumi është i domosdoshëm për të mposhtur gripin dhe të ftohurën.Flini 7-9 orë që të rimëkëmbeni. Mos e neglizhoni asnjëhere vizitën te mjeku në rastet kur simptomat e gripit përkeqësohen./AgroWeb
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Rita Ora ka treguar trupin e saj të tonifikuar gjatë pushimeve në "Gold Coast" të Australisë, ku ka kaluar një ditë re...
Drejtoresha e Muzeut të Luvrit, Laurence de Carre, i dërgoi një letër konfidenciale ministres franceze të kulturës, Rashida Datt...