Cilat do të jenë 10 tendencat për sezonin e ri Pranverë- Verë 2025
Dimri duket i gjatë por në të vërtetë tashmë është koha për të parë sezonin e ardhshëm. Shfaqjet e...
Gjinekologia e njohur Mimoza Keta, ishte e ftuar së fundmi në emisionin "Vizioni i Pasdites" ku ndër të tjera foli për lindjen me prerje cezariane. Sipas saj gratë shtatzëna gjithmonë e më shumë po zgjedhin këtë lloj lindjeje, pa marrë parasysh se rrit mundësitë që fëmijët të lindin autikë për shkak se bebi del direkt dhe nuk arrijnë që të shtrydhen mushkëritë dhe koka.
“Nëse përmasat e kokës së bebit përputhen me pjesën e bacinit, rrugëve të lindjes, atëherë tentohet lindje natyrale. Sot është bërë trend. Vajzat edhe kur i kanë këto parametra, lindin në mënyrë cezariane që të mos u prishet bukuria. Mjekët sot rekomandojnë lindje natyrale dhe kjo është gjëja më e mirë. Lindjet cezariane nuk duhet të ndodhin më. Në shtatzëni normale nuk ka arsye pse të mos e tentosh një lindje normale. Në krahasim me lindjet normale, lindjet cezariane rrisin me 19% rrezikun që fëmijët të jenë hiperaktivë. Rreziku që fëmijët që lindin me operacion të jenë autikë është më e madhe. Tani ka qetësues, që mund të lindësh pa dhimbje”, tha Keta.
Gjithashtu theksoi dhe kujdesin që duhet bërë më ushqimin gjatë kësaj kohe. Bazuar në studimet e fundit, tha se ushqimet krudo dhe peshku me lëkurë janë rreptësisht të ndaluara. “Një gruaje shtatzënë i rekomandohet që peshkun ta hajë pa lëkurë, sepse sipas një studimi të bërë në SHBA, lëkura e peshkut ka sasi të lartë të mërkurit dhe aluminit”.-përfundoi ajo.
Dimri duket i gjatë por në të vërtetë tashmë është koha për të parë sezonin e ardhshëm. Shfaqjet e...
Biznesmeni Elton Ilirjani, i cili tashmë e konsideron veten si një familjar i Parashqevi Simakut, kjo jo pa arsye, ka dhënë informacione t...
Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetj...