Familja / 1 Janar 1970, 01:00

Video e dhunës mes vajzave së 9-vjeçares, sociologia: "Ja ku bie këmbana e parë e alarmit, kriza më e madhe..."

Video e dhunës mes vajzave së 9-vjeçares, sociologia: "Ja

Sociologia Nora Malaj ka komentuar këtë të shtunë në emisionin “Panorama e Mëngjesit”, në Panorama TV, pamjet e trishta të dhunës që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, të një konflikti mes disa nxënëseve të shkollës 9 vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Në fjalën e saj, Malaj vuri theksin tek nevoja për të funksionuar i gjithë zinxhiri i edukimit të fëmijëve, ku sipas saj, këmbana e parë e alarmit bie në familje.Duke nënvizuar dhe numrin e lartë të divorceve të çifteve, Malaj tha se është urgjente nisja e këshillimit për prindërimin.

Nora Malaj: Sot shoqëria po jeton në sfida shumë të mëdha, rreziku më i madh që i kanoset shoqërisë sot është raporti i mos komunikimit që nis brenda në familje, mënyra si edukohen brenda në familje, problematika e rritjes, problemet që shfaqen në shkollë që nisin që në sistemin parauniversitar.

Kjo nuk është më situatë bullizuese por agresuese ku dhuna krijon problematika të mëdha në sjelljen e vajzave e të gjithë adoleshentëve.Kjo krijon probleme zinxhir që shfaqen më pas, kemi parë dhe ngjarje të tjera që mund të kenë përfunduar shumë më keq, si rezultat i inatit apo dhe spiralit të heshtjes ku pjesa më e madhe e individëve mundohen t’i mbyllin këto probleme.

Jemi në shumë shkallë vështirësie, që lidhet me mënyrën si edukohen fëmijët në familje se dhuna ishte masive jo individuale, tregon sa mekanizmat e shkollës punojnë, psikologu më shumë se sa punonjësi social.

Problemet e mbartura në familje kur sillen në shkollë duhen diskutuar.

Përgjegjësi kemi të gjithë, problem që nuk u shfaq sot. Kur një fëmijë jeton në një ambient ku fjalët fyese kthehen në normë jetese, kur jeton në një mjedis që dëgjon në fjalë fyese që janë kthyer në një normë, atëherë shoqëria është indiferente e nuk të dëgjojnë për problemet që shfaqen.

Këmbana e parë e alarmit bie në familje se është përgjegjësi kryesor. Gjithë shoqëria përgjigjet se jemi në sistemin e arsimit detyrues dhe këtu i gjithë mekanizmi duhet të funksionojë. E dyta është shkolla me mekanizmat që tregon sa e dobët është me gjithë punën që bëhet.

Një nga problemet më të mëdha që ka lindur sot është që prindërit kanë nevojë për tu edukuar, sot për sot prindërimi nuk bëhet me shkollë, ka ardhur momenti për tu mbajtur familja, për të mos harruar që nuk jemi më familje me dy prindër, jemi dhe me një prind, me problematika shumë të mëdha ku 46% e cifteve sot po shkojnë drejt divorcit, po të shohim si janë rritur këta fëmijë, ua garantoj që të gjitha problemet e shfaqura te vajzat shfaqen dhe nga mënyra si janë edukuar në familje.

Kriza më e madhe është të krijojmë një prindërim të suksesshëm.

Kur vendosin të bëhen prindër duhet të jenë shumë të qartë e të bindur në gjithë procesin që do ndodhin, që po ndërmarrin nismën më të madhe të njerëzimit për të ndihmuar e edukuar dhe vetë e për të kthyer fëmijën në objekt e subjekt për ta ndihmuar në mirë rritjen e tyre. Duhet urgjent të nisë këshillimi për prindërimin.

Mos harrojmë që fëmijët kanë hequr dorë nga leximi dhe kanë humbur modelin.

Roli i shkollës mekanizmat nuk duhet t’i ngrejë thjesht për arsye ligjore./Panorama

Horoskop