I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Të jesh egoist nuk është edhe aq gjë e keqe, problemi qëndron kur cenon të tjerët. Në fakt janë 4 shenjat e horoskopit që para vetes dhe nevojave të tyre nuk vendosin askënd tjetër. Ja për cilat bëhet fjalë:
Demi/ Ata që kanë lindur nën këtë shenjë zodiakale janë shumë kokëfortë dhe kurrë nuk e pranojnë se e kanë gabim. Natyra e Demit është që të kenë sa më shumë njohuri të jetë e mundur dhe ata e valëvisin këtë dije që kanë, si një flamur, duke supozuar se askush nuk do të mund të dijë më shumë se ata.
Luani/ Luani përfaqëson dritën e zodiakut. Mendja e Luanit e di se në fund, kushdo do të dorëzohet para vullnetit të tyre, ideve të tyre. Ata janë shumë të durueshëm, por gjithashtu me shumë vetëbesim. Ndryshe nga Demi, personaliteti i Luanit është shumë elegant. Nëse jeni të angazhuar në bisedë me luanin, përgatituni që të keni një debat, më shumë sesa një bisedë miqësore.
Virgjëresha/ Nëse e gjeni veten në një betejë me fjalë me një Virgjëreshë, bëni gjënë e duhur dhe largohuni. Virgjëresha pëlqen të flasë shumë dhe rrallë largohet nga ajo që beson. Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës janë plot krenari, ashtu si luani dhe preferojnë të debatojnë më tepër se të dëgjojnë. Virgjëresha është perfeksioniste, e gjen përsosjen e saj në konceptin e arsyes.
Shigjetari/ Shigjetarët janë të njohur për natyrën e tyre ekstroverte dhe janë shumë të dhënë pas lirisë së tyre. Ajo që u jep atyre energji është se janë të gatshëm të dinë gjithçka që duhet të dijnë për një person. Shigjetari ka një ego kaq të fortë, saqë nuk mund të besojnë se mund të dalë dikush që ka njohuri superiore ndaj tij.
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...