Turizmi / 28 Shkurt 2023, 16:52

Në dilemë ku të festoni me mikeshat 8 Marsin ? Ky është vendi ku arti i gatimit merr një tjetër kuptim

Në dilemë ku të festoni me mikeshat 8 Marsin ? Ky është

Çdo grua është krijesë unike, një botë më vete që meriton të ndihet dhe të vlerësohet edhe me papërsosmëritë e saj. E dëshiruar për ta jetuar këtë ditë të rëndësishme, vendi ku mund ta festojnë është po aq i veçantë. Pikërisht, ai ndodhet në zemër të Tiranës, në një nga ndërtesat më të bukura të kryeqytetit siç është Galeria ETC dhe fare thjesht i aksesueshëm “Living District Restaurant”, i cili ofron një atmosferë mikpritëse me një staf të kualifikuar.

Ky restorant ndahet në tre hapësira dedikuar shijeve tuaja: hapësira brenda një ambienti të kuruar në detaj ku arredimi të ofron mikpritje e shumë ngrohtësi me tryeza të drunjta e dekore që zbusin shikimin, me tonalitete të qeta e në harmoni me dizajnin. Me kapacitet deri në 120 persona ambienti është i përshtatshëm për organizime eventesh të personalizuara, festash, ditëlindjesh apo drekë a darka biznesi, ideal për të festuar “8 Marsin” me koleget, shoqet apo të afërmit tuaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????????????? ???????????????????????????????? (@living_district_etc)

 

Hapësira tjetër është veranda, ambient i hapur me pamje drejtuar qendrës së kryeqytetit që siguron komoditet si dhe mund të shfrytëzohet për duhanpirësit. Gjithashtu në “Living District Restaurant” do të gjeni Prive-në, hapësirën dedikuar personave që kërkojnë privatësi, zhvillojnë takime apo duan qetësi. E disponueshme për pronotime me kapacitet për njëzetë persona stafi do t’u përgjigjet kërkesave me përkushtim, pasi janë të kualifikuar për t'i bërë njerëzit të lumtur çdo ditë.

Ne e dimë se rruga drejt zemrave tuaja është vetëm përmes ushqimit të shijshëm e cilësor ndaj vend primar zë kuzhina e për këtë jemi kujdesur që shefin e kuzhinës ta kemi ndër më kualifikuarit. Me një përvojë më shumë se 17-vjeçare në këtë profesion, ku dhjetë prej tyre jashtë kufijve në shtete si Anglia e Skocia kanë sjellë një miks kulturash në kuzhinë.

Në dilemë ku të festoni me mikeshat 8 Marsin ? Ky është

Një shef i mirë e përdor ushqimin jo vetëm për të joshur shijen, por edhe për të treguar pasionin, historinë e dëshirën. Në restorant do të gjeni pjata të krijuara me mjeshtëri e fantazi që kanë shumë për t’iu treguar shqisave dhe kureshtjes suaj. Këto shije bëhen edhe më të plota e marrin formë kur gërshetohen me momente të bukura që të mbesin gjatë në kujtesë.

Në dilemë ku të festoni me mikeshat 8 Marsin ? Ky është

Mbi të gjitha në këtë vend mund të jetosh shumë momente, që nga mëngjesi që shërbehet çdo ditë nga ora 09:00-11:00, një drekë të shpejtë e të shijshme që “bussines lunch” ofron nga e hëna në të premte prej orës 11:00- 15:00, një drekë nga menyja frymëzuar nga shije të ndryshme që është gjithmonë në zhvillim e sipër dhe me më shumë mundësi zgjedhjesh, një darkë me shoqërinë, familjen apo një darkë romantike me personin e zemrës duke ju sjellë në tryezë ushqim të ekuilibruar ndërthurur me pjata të kompozuara në mënyrë elegante, sepse “Living District Restaurant” është pikëtakimi i të gjitha shijeve të jetës.

Në dilemë ku të festoni me mikeshat 8 Marsin ? Ky është

Horoskop