Astroliving / 3 Mars 2023, 14:06

Horoskopi i muajit mars: LUANI dhe VIRGJËRESHA

Horoskopi i muajit mars: LUANI dhe VIRGJËRESHA

Luani

Organizoni sa më mirë të gjitha nismat, pasi qielli është në anën tuaj. Venusi do t’ju ndihmojë të prezantoheni sa më mirë në një intervistë pune. Edhe Saturni, më në fund, heq magjinë e tij kundër jush dhe që prej datës 7 nuk e keni më kundër. Kush nga ju s’e pëlqen punën që bën, mund të kërkojë një transferim, ndërsa disa të tjerë kërkojnë me ngulm diçka që u është marrë në të shkuarën. Tani që Saturni s’është kundër, gjithçka do të ecë më shpejt, projektet e reja do të marrin rrugën e tyre dhe ju s’do të keni frikë të rrezikoni. Brenda muajit maj do të keni arritur diçka më shumë në fushën profesionale. Datat më interesante do të jenë 4, 13, 14, 21 dhe 22. Me fillimin e pranverës do të merrni edhe një konfirmim.

Dashuria mund të kthehet krejt papritur pas një viti të trazuar. Kush nga ju dashuron me shpirt dikë, instinkti duhet t’i tregojë se kur të bëjë lëvizjen e duhur. Pjesa e parë e muajit do të jetë më e mirë. Jupiteri do të favorizojë çiftet që duan një fëmijë. E rëndësishme është të bëni një analizë serioze të emocioneve. Nuk duhet të ktheheni në të shkuarën apo të jeni viktimë e kujtimeve të pakëndshme. Kush nga ju është në kërkim të një historie dashurie, data 20 do të jetë shumë e rëndësishme. Fillimi i pranverës zgjon shumë pasionin.

Prej dy vjetësh, Saturni ka kufizuar horizontet tuaja, ndaj jeni ndier më të lodhur dhe s’keni pasur motivim. Brenda tre muajsh pas lëvizjes së tij, do të gjeni ekuilibrin e brendshëm dhe do të pranoni faktin se jeni prej mishi. Duhet të përqendroheni më shumë te vetja dhe të bëni kujdes sidomos më 18 dhe 19.

Virgjëresha

Nga ky muaj, Saturni ju del kundër dhe mund të shkaktojë një ngadalësim të vogël në çështjet me natyrë praktike ose profesionale. Disa diskutime në lidhje me marrëveshjet dhe kontratat nuk ka gjasë të trajtohen tani. Duket se zgjedhjet më të rëndësishme duhet të kryhen pas dy ose tre muajsh. Mos u dekurajoni, është e qartë se me një qiell si ky do të ishte shumë më mirë të shmangni shqetësimet, për shembull, ditët si ato të së hënës 13, të martën 14 dhe të hënën 20, ditë kur do të ndiheni shumë të lodhur. Me sa duket, po stërmundoheni më shumë nga sa përballon fiziku juaj. Mprehtësia juaj mendore ju mban gjallë, sidomos nëse punoni në një kompani. Nuk ju mungon dëshira për të ndryshuar disa qëndrime të shefave ose kolegëve ndaj jush që nuk ju duken të përshtatshme. Ata që punojnë në një kompani dhe e ndiejnë se kanë mundësinë dhe aftësinë për të bërë karrierë, nuk do të pengohen nga Saturni. Ata që duan të fillojnë një rrugë të re profesionale, do të hasin disa pengesa në fillim.

Fusha e ndjenjave do të jetë intriguese pas datës 16. Puna dhe ngjarjet ekonomike ju shpërqendrojnë, siç ka ndodhur këta dy muajt e fundit. Të rinjtë që sapo kanë krijuar marrëdhëniet e tyre të para, po e përjetojnë këtë moment me shumë intensitet. Dashuritë me shikim të parë s’do të mungojnë, edhe për ata që nuk besojnë tek ajo. Disa do të duan të heqin dorë nga një e kaluar e vështirë, dhe pikërisht kjo do të shënojë fillimin e një historie të bukur. Gjatë marsit do të ndiheni më të fortë, më të pjekur, gati për të filluar një jetë të re, nëse e doni vërtet. Kjo është periudha e dobishme për të krijuar kontakte. Marsi do t’ju dalë kundër, dhe kjo do të thotë se duhet të kapërceni disa mosmarrëveshje profesionale. Në datat6, 7, 13, 14 dhe rreth datës 20 do të bëni mirë të shmangni debatet.

Harroni shqetësimet dhe pastroni mendjen duke mos menduar vetëm për përgjegjësitë dhe problemet. Keni grumbulluar aq shumë stres, sa disa ditë qetësie absolute s’do t’ju bënin keq.

Horoskop