Sekreti i Këpucëve të Grida Dumës
Grida Duma, ka krijuar një stil identitar të sajin, por duket që ‘arma e ftohtë’ e saj në cdo veshje është k&eu...
Dy ditë më parë një 40 vjeçar vrau dy gra ndërsa plagosi tre të tjera. Njëra prej tyre ishte ish e dashura e shumë viteve më parë, e cila tani ka ndërtuar jetën e saj pa e lidhur asgjë me autorin Dan Hutra. Tjetra ishte partnerja me të cilën ka një foshnje, por nuk e ka pranuar kurrë si të tijën, pasi ka menduar gjithmonë se ajo vjen nga një marrëdhënie tradhtie, që sipas tij i ka bërë partnerja. Kjo ishte edhe arsyeja që inicioi në mendjen e tij gjithë planin për vrasjet.
Por Hutra nuk dyshonte vetëm tek partnerja e fundit, pasi ai në 2007 kishte vrarë gruan e parë 22 vjeçare, pasi dyshonte se ajo e tradhtonte. Menjëherë pas kësaj ai kishte telefonuar nënën e saj duke i thënë "Të rrosh vetë se vajzën ta vrava".
Sot avokati Saimir Visha theksoi se Hutra vuan nga një psikopati që beson se gratë e tradhtojnë.
Dhe për fat të keq, sipas një studimi të publikuar vjet për Ditën e Gruas dhe AOL Living, rezultoi se një në dy persona, i kontrollon fshehurazi telefonin partnerit apo partneres.
Dhe nuk ka asgjë të mirë për këtë. Fakti është se shumë psikologë argumentojnë se frika nga tradhtia shkatërron edhe marrëdhëniet më të shëndetshme. "Në psikologji, ekziston një koncept i 'profecisë vetë-përmbushëse", shpjegon psikologia Nadezhda Grishina. - Kur një person bindet për diçka, ai e projekton atë në mënyrë të pavetëdijshme tek të tjerët. Një burrë që ka frikë nga tradhëtia do të shkatërrojë kufijtë personalë të gruas së tij, vazhdimisht dyshon tek ajo dhe padrejtësisht e fajëson atë ". Herët ose vonë, personi i dashur do të fillojë të ndihet i dëshpëruar dhe përgjithmonë fajtor. Sulmet e vazhdueshme dhe mungesa e mbështetjes do të bëjnë pjesën tjetër, dhe voila! Partneri, ose partnerja juaj do ta kthejë vërtet pastaj vëmendjen tek të tjerët.
Por ku i ka rrënjët frika nga tradhtia dhe ku na çon?
Frika nga tradhtia duhet të trajtohet si çdo frikë tjetër. Kemi frikë nga ajo mbi të cilën nuk kemi kontroll. Një shoku apo shoqja jonë gjithmonë ka një histori se si një burrë tradhtoi gruan më ideale, apo si një grua e tradhtoi burrin edhe pse ai bënte gjithçka për të. Në shoqërinë tonë, është përgjithësisht e pranuar që të gjithë burrat herët a vonë mund të tradhtojnë, ama tek gruaja kjo nuk falet. Vetëm kujtoni rastin e nuses së re në Librazhd të cilën e kapën duke tradhtuar dhe e turpëruan para të gjithëve, duke i publikuar videon në të cilën e dhunonin të zhveshur.
Frika nga tradhtia natyrisht, krijon një person të pafuqishëm dhe si rezultat sjell frikën e paarsyeshme ".
Më shpesh dyshimet për tradhti lindin tek gratë apo burrat që e kanë vuajtur njëherë tradhtinë. Sigurisht kujtimet që na kanë shkaktuar dhimbje e vështrë të harrohen.
Psikologia Nadezhda Grishina është e sigurt se të ndihesh i tradhtuar është një traumë serioze psikologjike. “Vizioni i tërë i një personi për botën shembet, koncepti i së mirës dhe së keqes, duke kuptuar se kush është mik dhe kush është tradhtar. Në raste të tilla, ndihma psikologjike është e nevojshme për një arsye. Gjatë kësaj periudhe, është e rëndësishme të punohet shumë për të kthyer ndjenjën e brendshme të stabilitetit dhe qetësisë. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë frika e brendshme do të akumulohet dhe të kemi shpërthime të rrezikshme".
Dikush që dyshon për tradhti, kërkon dhe kërkon por edhe pse nuk gjen asgjë pasi partneri nuk ka tradhtuar, intuita ende ju pëshpërit se diçka nuk shkon. Kjo shpesh u ndodh atyre me probleme të vetëvlerësimit. Një ekspert në kapërcimin e frikës, Kimberly Jailise, është e sigurt se dyshimi i paarsyeshëm i një partneri për tradhti shoqërohet me vetëbesim të ulët, pasi shpesh në jetë mund të jetë ndier i nënvlerësuar.
Nëse kemi të bëjmë me një të shkuar të tillë, atëherë ekziston një probabilitet i lartë që dyshimi për tradhti nuk ka asnjë lidhje me realitetin aktual.
Megjithatë nëse një person nuk arrin të dallojë dhe të ndajë mendimet e tij nga realiteti, mund të jetë shenjë e skizofrenisë. Sidomos nëse është rast i përsëritur. Në të tilla raste është mirë të kërkoni sa më herët ndihmën e mjekut psikiatër, për ta kaluar sa më lehtë
Përgatiti Living.
Grida Duma, ka krijuar një stil identitar të sajin, por duket që ‘arma e ftohtë’ e saj në cdo veshje është k&eu...
Dy këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan rreth dy javë më parë se do të bëhen prindër së shpejti...
Të nxitur gjithnjë e më shumë nga fluturimet low-cost dhe nga zhvlerësimi i euros, shqiptarët që kanë kryer pushimet j...