Dashuria e madhe e Margarita Xhepës, aktorja rrëfehet si rrallë herë për bashkëshortin
Në jetën e Margarita Xhepës ishte një dashuri e madhe: Xhaviti. Ai gjithashtu aktor, por në Teatrin e Kukullave, megjithatë i ba...
Çrregullimet e ankthit janë ato që i detyrojnë kryesisht të rinjtë të kërkojnë ndihmën e psikoterapistëve.
Ekspertët e shëndetit mendor thonë se së fundi po vërejnë një fenomen të tillë, të rinjtë duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me rrjetet sociale dhe filmat, paraqiten tek psikologët, të vet-diagnostikuar.
“Vijnë dhe thonë, unë jam bipolar, unë vuaj nga ankthi, depresioni, paranoja, domethënë të thonë disa terma psikologjikë që ose i kanë lexuar, ose i kanë parë nëpër filma, ose i kanë dëgjuar në biseda me moshatarët e tyre.Simptomat që ata referojnë tek ne, po flas që nga 13 vjeçarët e sipër, janë të qarat e pakontrolluara, sepse lidhet pak me të të rriturin dhe me fëmijërinë, refuzon të shkoj në shkollë, pasi ka diçka në shkollë që fëmijës i krijon ankth, qoftë një lëndë e vështirë, qoftë që mund të ketë dhunë në klasë.
Ai mund të vuajë nga shokë që e tallin apo përqeshin, apo e dhunojnë fëmijën dhe ai reagon duke refuzuar, dhe duke mos pranuar të jetë pjesë e një ambient të tillë. Unë do të thosha që nga targetgrupi nga 13-18 vjeç kanë filluar të bëjnë edhe vetëlëndime, pra të vet-dëmtojnë trupin e tyre duke e pickuar, duke e shpuar, duke e prerë veten për të çliruar ankthin që kanë përbrenda.
Sigurisht kjo ndodh edhe nga mungesa e komunikimit me prindërit, për mosvajtjen tek psikologu, për mosevidentimin e problematikës që ka ky 13 vjeçar ose adoleshent në jetën e tij. Janë familjarët të parët që evidentojnë problemin që ka fëmija e tyre”, deklaroi Anxhela Peza, Psikologe Klinike.
Top Channel
Në jetën e Margarita Xhepës ishte një dashuri e madhe: Xhaviti. Ai gjithashtu aktor, por në Teatrin e Kukullave, megjithatë i ba...
Këngëtarja e famshme Taylor Swift duket se nuk i interesojnë komentet e fundit të Scooter Braun. Pas grindjes së tyre pesë vjet ...
Reperi i njohur Bardhi ka marrë vëmendjen e ndjekësave kohët e fundit për shkak të një mbarëvajtjeje jo të mir&eu...