Mirëqenie / 8 Mars 2023, 13:40

Italian design day në Shqipëri; "Cilësia që ndriçon. Energjia e design-it për personat dhe mjedisin"

Italian design day në Shqipëri; "Cilësia që

L'Italian Trade Agency (ITA), zhvillon nga data 9 deri në 19 mars 2023, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, një promovim special të Made in Italy me rastin e Italian Design Day në Shqipëri. Në qendër të këtij edicioni është pikërisht cilësia, në kuptimin e aftësisë për të konceptuar dhe krijuar produkte të gjendje të ndërthurin nevojat estetike dhe funksionale, nëpërmjet proçeseve të prodhimit që respektojnë mjedisin dhe shëndetin e personave.


Nisma synon të promovojë dhe nxjerrë në pah imazhin dhe kulturën e Made in Italy në sektorin e design-it.  Italia dhe Shqipëria do të bashkohen nga një vëmendje e përbashkët për design-in, për personat dhe mjedisin,  falë rrjetit të shpërndarjes, showroom-eve dhe dyqaneve që janë partnerët aktivë të projektit, si Coin e Coin Casa, Galleria “Casa Dolce Casa”, Interni Design, Marvol Casa dell'Architetto, OVS, Sali EletrikStudio Luce by A BI ESSE, Vitapur nga Abita Shpk, ku qytetarët e Shqipërisë do të mund të gjejnë produkte të vërteta italiane në një gamë të gjerë të sektorëve të aplikimit të design-it, të tillë si mobilimi, artikujt e dekorit, ndriçimi, moda, aksesorët dhe kujdesi ndaj së bukurës.


Një sërë fushatash promovuese dhe ekspozitash pranë 13 pikave të shitjes në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë, me qëllim rritjen e shikueshmërisë, shpërndarjes dhe shitjeve të produkteve italiane; fuqizimin e marketingut ndaj konsumatorit, duke promovuar imazhin dhe kulturën e Made in Italy dhe duke lehtësuar hedhjen në qarkullim të markave dhe produkteve të reja italiane në kanalet vendore të shpërndarjes në shkallë të gjerë.

Programi: https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid09gF7a4Ah1wDt1g5vbJcFCFj4JqBRuyD1kDVe6fHXpnDp3jvD8KaBeRQi9VL1HMYjl&id=100064739678981&mibextid=Nif5oz

Horoskop