
"Ciao Marina! Unë jam Sabrina, bashkëshortja e Luca-s." letra e një gruaje të tradhtuar
Ciao Marina, unë jam Sabrina, gruaja e Luca-s. Nuk dua të grindem, dua vetëm të flas me ty. Kam parë bisedat e tua në What...
Kur një figure publike denoncon vetë probleme te jetës personale ky është sigurisht lajm dhe përbën menjëhere sensacion për mediat. Ky është rasti i këngëtarit Endri Prifti i cili thuajse një vit më parë denoncoi në një emision investigativ grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes, me ndihmën e institucioneve. Lufta brenda dyerve të gjykatave u kthye në një luftë mediatike, e cila ka ndikuar edhe në marrëdhënien e tij me djalin.
Pikërisht për këtë të fundit ka bërë një rrëfim tejet intim në një intervistë me Rozana Radin në “Një gotë rose”. Ai ka zbuluar se ka rreth një vit që nuk e ka takuar djalin e tij të vogël, duke shtuar se ligji nuk ka funksionuar.
“Jam shumë i lidhur me djemtë. Dashuria për ta është e pashpjegueshme. Kanë 9 vjet diferencë me njëri-tjetrin, por ka një problem. Djalin e vogël kam një vit pa e parë. Është hera e parë që e them. Na i kanë mbyllur të gjitha. As unë, as Sebastiani s’e kemi takuar. Sipas ligjit një herë në javë duhet ta marr unë, por këtu miqësia e këto që ndodhin në këtë vend, t’i marrin të gjitha. Të marrin dhe fëmijën. Dhe këtë s’e kisha menduar”, rrëfeu ai.
Ciao Marina, unë jam Sabrina, gruaja e Luca-s. Nuk dua të grindem, dua vetëm të flas me ty. Kam parë bisedat e tua në What...
Gazetarja Rudina Xhunga ka kujtuar sot në studion e “Rudina” në Tv Klan, momentin e veçantë kur intervistoi Parashqevi Simak...
Edhe pse u bënë disa vite që është tërhequr nga skena, Rezarta Shkurta vazhdon të mbetet një nga vajzat më të...