
Flini me flokë të lagura? Alarmi i ekspertëve: Rrezikoheni nga baktere dhe infeksione mykotike
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Aktivizimi i ciklonit të azoreve do të bëjë që një pjesë e mirë e kontinentit evropian, pjesa qendrore dhe Gadishulli i Ballkanit të jenë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Territori shqiptar, gjatë kësaj jave, do të jetë kryesisht me mot të qëndrueshëm duke përjashtuar mesin e javës.
Sipas Meteoalb, e mërkura dhe mëngjesi i ditës së enjte do të sjellin reshje të pakta dhe kalimtare. Një front i ftohtë atmosferik do të kalojë ditën e mërkurë dhe të enjte duke sjellë reshje në të gjithë vendin por nuk përjashtohet edhe mundësia e rebesheve kryesisht në zonat veriore.
Temperaturat parashikohen që të jenë përgjatë javës deri në vlerën 21-22 gradë celcius duke përjashtuar të mërkurën, ku do të ketë një rënie në dy gradë.
Era do të jetë e lehtë edhe mesatare. Dita e mërkurë do të sjellë herë pas here forcim të saj duke bërë që në momente të shkojë edhe në 60 km/orë duke sjellë një det të trazuar.
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Këngëtarja Valbona Mema ka folur për vdekjen e motrës së saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.Artistja rr&...
Ka një gjë për të cilën Meghan Markle ka arritur të bashkojë të gjithë anëtarët e familjes mbretër...