
Flini me flokë të lagura? Alarmi i ekspertëve: Rrezikoheni nga baktere dhe infeksione mykotike
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Rihanna nuk zhgënjeu në Oscar 2023. Këngëtarja e famshme befasoi në tapetin e kuq me paraqitjen e saj e cila bëri shumë përshtypje. Fustani i zi me mëngë të gjata Alaïa që i rrinte pas trupit nxirrte në pah besim dhe magjepsjen e saj.
Fustani nxirrte në pah barkun e saj të rrumbullakët, të cilin e prekte me shumë dashuri.Këngëtarja e kompletoi look-un e saj me buzët e kuqe të ndezura dhe bizhuteritë nga Moussaieff.
Këngëtarja “Lift Me Up” performoi këngën e saj të nominuar për Oscar duke ndryshuar nga pamja e saj në tapetin e kuq. E veshur me një bluzë të zezë me diamante, ylli shtatzënë performoi kolonën zanore “Black Panther: Wakanda Forever”.
Rihanna performs "Lift Me Up" at the #Oscars. https://t.co/ndiKiHfmID pic.twitter.com/cyESzOZnmm
— Variety (@Variety) March 13, 2023
Këmisha shkëlqyese – e cila ishte bërë me porosi për të nga John Galliano për Maison Margiela – përmbante fije kristalesh të varura nga fundi. Më shumë se 140 karat diamante nga De Beers ishin të veshura nga Riri.Këngëtarja e “Diamonds” nuk është e panjohur për sukseset e saj pasi ka marrë nëntë çmime ndër vite në ‘Grammy’, por mbrëmë shënoi herën e saj të parë si e nominuar për Oscar. Megjithatë, ishte filmi indian “RRR” që mori çmimin për këngën më të mirë.
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Këngëtarja Valbona Mema ka folur për vdekjen e motrës së saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.Artistja rr&...
Ka një gjë për të cilën Meghan Markle ka arritur të bashkojë të gjithë anëtarët e familjes mbretër...