
Çfarë është de-influencing? A është ky fundi i ''profesionit'' të influencuesve në rrjete sociale?
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bindemi se jeta që shohim në Instagram e TikTok në fakt nuk ka asnjë ngjashmë...
Kjo recetë u përgait nga Rozafa_cooking
INGREDIENTËT: 2 kokrra qepë mesatare, 1 kg kërpudha, ½ filxhan thjerëza të kuqe, ¼ filxhan verë e bardhë, 2 lugë gjelle salcë domatesh, 2 degë trumzë, 2 filxhanë qumësht, ujë, kripë dhe piper.
PËRGATITJA: Në një enë të thelle skuqim me 1 lugë gjelle gjalpë, vaj ulliri dhe kripë qepët e grira imët dhe më pas shtojmë kërpudhat e prera në copa te vogla. I përziejmë disa herë derisa të skuqen dhe në fund shtojmë verën e bardhë. Presim derisa vera të avullojë. Më pas shtojmë thjerëzat dhe qumështin. I përziejmë dhe e mbyllim duke shtuar ujin dhe degët e trumzës. E rregullojmë me pak piper dhe kripë nëse është e nevojshme dhe e lëmë të marre valë. Pas kësaj e ulim temperaturën dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare derisa të gjithë përbërësit e supës të jenë gati. Para se ta shërbejmë e bluajmë me blender për të përftuar një trajtë kremoze dhe e servirim duke e zbukuruar me bajame të pjekura të prera në feta dhe piper të kuq.
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bindemi se jeta që shohim në Instagram e TikTok në fakt nuk ka asnjë ngjashmë...
Blerina Toçila ishte një nga nënat e ftuara ditën e sotme në “Shije Shtëpie” për të ndarë historin&...
Ndjesia e ankthit dhe stresit në punë shpeshherë nuk merren seriozisht nga pjesa më e madhe e njerëzve ndonëse kanë një...