
Çfarë është de-influencing? A është ky fundi i ''profesionit'' të influencuesve në rrjete sociale?
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bindemi se jeta që shohim në Instagram e TikTok në fakt nuk ka asnjë ngjashmë...
Ozempic është tema më e nxehtë e momentit mes të famshmëve të Hollywood-it si Elon Musk,Khloe Kardashian apo Chelsea Handler. Ai është një injeksion i cili merret për të trajtuar diabetin e tipit 2, por me kalimin e kohës njerëzit kanë vënë re se një ndër efektet e këtij ilaçi është rënia nga pesha. Brenda pak kohësh, ky medikament është kthyer në të preferuarin e shumë VIP-ave dhe jo vetë, për të arritur format ideale. Ai ju pret oreksion dhe ju bën të ndiheni më të ngopur.
Mjekët e kuptojnë menjëherë nëse keni përdorur Ozempic nga humbja e madhe e peshës në fytyrë, por ata duhet të dinë se injektimi i shpeshtë e bën lëkurën të humbasë kolagjenin dhe elasticitetin dhe e bën atë të duket e varur. Në disa raste ekstreme doktorët shprehen se ka lindur nevoja e lifting të fytyrëspër të korrigjuar pasojat e Ozempic. Gjithashtu efektet anësore janë shumta si probleme me shikimin, veshkat, alergji të forta si dhe probleme me tiroiden ndër të tjera.
Humbja e menjëhershme e peshës sjell plakje të parakohshme dhe është po aq e dëmshme sa obeziteti, ndaj një peshë e ekuilibruar e shoqëruar me një stil jetese të shëndetshëm është rruga e duhur. Nëse Ozempic përdoret thjesht si një metodë dobësimi, duhet marrë parasysh se pesha e humbur rimerret për një kohë shumë të shkurtër.
Edhe nëse pas këtij leximi, nuk ju është mbushur mendja që të mos e përdorni Ozempic kemi një pyetje për ju: “Pse doni t’i shkaktoni vetes probleme pa asnjë shkak?”
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bindemi se jeta që shohim në Instagram e TikTok në fakt nuk ka asnjë ngjashmë...
Blerina Toçila ishte një nga nënat e ftuara ditën e sotme në “Shije Shtëpie” për të ndarë historin&...
Ndjesia e ankthit dhe stresit në punë shpeshherë nuk merren seriozisht nga pjesa më e madhe e njerëzve ndonëse kanë një...