
"Ciao Marina! Unë jam Sabrina, bashkëshortja e Luca-s." letra e një gruaje të tradhtuar
Ciao Marina, unë jam Sabrina, gruaja e Luca-s. Nuk dua të grindem, dua vetëm të flas me ty. Kam parë bisedat e tua në What...
Në një monolog të realizuar për programin italian “Le Iene” Ermal Meta ka rrëfyer ardhjen e nënës së tij në Itali me pasaportë false. Për herë të parë ai tregoi si mirësia e dy të panjohurve i ndryshoi jetën familjes së tij.
“Ajo grua nuk i besonte askujt. Një ditë në rrugë i afrohet një i panjohur dhe i thotë se ka dëgjuar gjëra, gjëra të tmerrshme që do t’i ndodhin. Ajo frikësohet, por e beson. I panjohuri e këshillon të largohet, por ajo nuk di si ta bëjë. Ai ofrohet t’i paguajë një pasaportë të huaj gjermane. Ai nuk dëshiron asgjë në këmbim. I kërkon vetëm foto pasaporte.
Kur ajo e pyet pse po e ndihmon, ai përgjigjet se nuk po e bën vetëm për atë, por edhe për fëmijët e saj. Pas kësaj, gruaja i lë fëmijët me nënën e saj dhe merr tragetin që shpreson ta çojë drejt një jetë të panjohur, por më të mirë. Ajo kalon pa vështirësi kontrollet e policisë shqiptare dhe kështu rreth orës 07.00 të mëngjesit të ditës së nesërme anija në të cilën ndodhet hyn në portin e Brindizit. Megjithatë, mbërritja në Itali do të ishte më komplekse se sa pritej. Në kontroll, një oficer vëre atë pasaportë false:
Ai duket se e kishte kuptuar tashmë. “Kjo pasaportë është e rreme, e di?” thotë me zë të ulët. “Po, e di”, pranon ajo. “Nuk mund të lë të kalosh, duhet të të kthej prapa”. Gruaja qan duke u përpjekur të mos shihet nga të tjerët. Më pas nga çanta nxjerr një fotografi”: “Këta janë tre fëmijët e mi. Nëse kthehem nuk do të ketë të ardhme për ta”. Me të dëgjuar këtë, oficeri merr pasaportën e saj dhe e vulos. “Ajo është e lirë të shkojë”. Ajo do të donte ta përqafonte, por nuk mundej. “Ik dhe paç fat !” i thotë oficeri, duke i treguar derën e së ardhmes së saj të pasigurt. Dy akte dashamirësie shpëtuan katër jetë. Mes atyre jetëve ishte edhe e imja. Jini të sjellshëm. Ju mund të shpëtoni dikë.”
Pas gjithë vështirësive, sot Ermal Meta është një nga artistët që e përfaqëson denjësisht Shqipërinë në botë. Në 2018-n kantautori shqiptar triumfoi në skenën e Ariston të Sanremos duke rrëmbyer trofeun e festivalit më të rëndësishëm në Itali. Përveçse këngëtar, ai është dhe një kantautor mjaft i talentuar. Ermal Meta ka shkruar këngë për emra të njohur të muzikës italiane si Patty Pravo, Marco Mengoni, Emma, Giusy Ferreri.
Ciao Marina, unë jam Sabrina, gruaja e Luca-s. Nuk dua të grindem, dua vetëm të flas me ty. Kam parë bisedat e tua në What...
Gazetarja Rudina Xhunga ka kujtuar sot në studion e “Rudina” në Tv Klan, momentin e veçantë kur intervistoi Parashqevi Simak...
Edhe pse u bënë disa vite që është tërhequr nga skena, Rezarta Shkurta vazhdon të mbetet një nga vajzat më të...