
"Nuk kam mbaruar së jetuari", aktorja e famshme bën rrëfimin prekës: "Kanceri po më përhapet nëpër kocka, por nuk dua të vdes"
Aktorja Shannen Doherty thotë se nuk "i ka larë duart" me jetën, ndërsa kanceri është përhapur në kockat e saj. "Un&e...
Parisi romantik duket se në realitet nuk i përngjan aspak atij që shohim në serialin e famshëm “Emily in Paris”!
Më shumë se 7,000 tonë mbeturina kanë pushtuar qytetin francez, një ndër destinacionet turistike më të famshme në botë i cili u vizitua nga 34.5 milionë turistë vetëm vitin e kaluar! Grumbulluesit e mbeturinave kanë nisur një grevë që nga 6 marsi, me qëllim ndalimin e reformës për rritjen e moshës së pensioneve. Kjo reformë konsiston në rritjen e moshës së pensionit për grumbulluesit dhe shoferët e mbetjeve, nga 57 në 59 vjeç. Gjithashtu, mosha e përgjithshme e daljes në pension rritet nga 62 në 64 vjeç, duke sjellë rritjen numrit të viteve të punës që kërkohen për të gëzuar një pension të plotë. Mbeturinat gjendet edhe përpara Senatit, i cili i dha reformës së pensioneve dritën jeshile gjatë votimit që u bë në lidhje me këtë ndryshim.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin udhëzoi bashkinë të ndërpresë menjëherë grevën. Nga ana tjetër kryebashkiaku dhe nënkryetari i bashkisë së Parisit mbështesin grevat kundër ndryshimit të pensioneve duke u shprehur se ndalimi i protestave do të ishte një sulm ndaj të drejtës kushtetuese për grevë.
Ndërkohë, gjendja e qytetit vazhdon të përkeqësohet duke qenë se rritja e temperaturave ka nisur të shkaktojë aroma të pakëndshme. Kudo shihen mbetje ushqimore, kuti pijesh, lëkura bananesh dhe peshku.
Çfarë kanë për të thënë qytetarët dhe sindikatat në lidhje me reformën më të re?
Sekretari i Përgjithshëm i Degës së Sindikatave të Mbeturinave në Paris konfirmoi: “Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë derisa ky projekt-ligj të tërhiqet.”
Sipas sindikatave, masat e propozuara janë thellësisht të padrejta, duke prekur kryesisht punëtorët me kualifikim të ulët, të cilët e fillojnë karrierën e tyre më herët dhe kanë punë fizikisht të lodhshme.
"Nuk mund të duroj më": u shpreh një qytetar francez i klasës punëtore për shtyrjen e moshës së pensionit.
“Është një makth. Kam frikë se situata me minjtë do të përshkallëzohet. Fillimisht kishim Covid-in, tani murtajën, por duhet të durojmë. Ata kanë të drejtë të jenë në grevë sepse janë viktimat e para të kësaj reforme. Ata janë njerëz që normalisht nuk kanë asnjë pushtet, por nëse ndalojnë së punuari, ata kanë fuqinë e vërtetë.”- u shpreh një qytetare tjetër pariziene.
Aktorja Shannen Doherty thotë se nuk "i ka larë duart" me jetën, ndërsa kanceri është përhapur në kockat e saj. "Un&e...
3,2, 1… Tirana zyrtarisht ka hyrë në periudhën më të bukur të vitit! Kthyer tashmë në traditë, sheshi &ls...
Dashi: Për një shenjë të zodiakut të prirur për t’u angazhuar me shumë gjëra njëherazi, dhe mbi të gji...