Elon Musk mund të paditet nga Taylor Swift për ngacmim seksual
Këngëtarja e famshme Taylor Swift, me mbështetjen që i bëri kandidates demokrate Kamala Harris në garën presidenciale ka shka...
A jeni gati të merrni një mesazh nga nënndërgjegjia juaj?Bëni këtë test personaliteti dhe në varësi të çelësit që do të zgjidhni, mësoni më shumë rreth tipareve tuaja karakteriale.
Nëse ju keni zgjedhur çelësin e parë:
Keni zgjedhur çelësin e parë dhe më të zakonshmin në pamje, por pavarësisht pamjes së tij të thjeshtë, ky çelës e kryen funksionin e tij bazë. Kjo zgjedhje tregon se ju jeni një njeri racional, praktik, shumë analitik, i vendosur dhe që përdor logjikën në çdo vendim që merrni. Ju keni një anë emocionale të cilin mund ta shohin vetëm njerëzit tuaj më të afërt dhe besnikë.
Nëse ju keni zgjedhur çelësin e dytë:
Ju që keni përzgjedhur këtë çelës jeni njerëz të besueshëm, të fortë dhe mjaft karizmatikë. Keni një stil shumë interesant dhe duket sikur jeni një personazh i një filmi të magjishëm. Jeni gjithnjë duke provuar eksperienca të reja. Ju jeni të drejtëpërdrejtë dhe e merrni gjithnjë atë që doni.
Nëse ju keni zgjedhur çelësin e tretë:
Ju që keni zgjedhur këtë çelës me strukturë kaq të pazakontë, keni shumë vetbesim, përndryshe, pse do të tërhiqeshit një çelës kaq i veçantë? Ju jeni unikë dhe dalloni menjëherë nga turma. Jeni një person i vendosur dhe vini gjithnjë me ide të reja interesante. Me këtë çelës ju treguat se jeni të guximshëm dhe nuk keni frikë të shprehni mendimet tuaja. Gjithnjë gati për sfida të reja, ju i pranojini ato pa u menduar dy herë.
Nëse ju keni zgjedhur çelësin e katërt:
Zgjedhja juaj tregon se ju jeni një person i këndshëm, pozitiv, por ndonjëherë mund të tregoheni pak mendjelehtë. Shihni gjithmonë anën e mirë të çdo njeriu dhe situate. Për ju gota është gjithmonë plot ose gjysmë plot dhe njerëzit mund ta përdorin këtë tipar të personalitetit tuaj si dobësi.
Nëse ju keni zgjedhur çelësin e pestë:
Çelësi që keni zgjedhur është me dekorime të ndërlikuara, shumë të ngjashme me ato që shihni në përralla. Kjo tregon se jeni ëndërrimtarë, njerëz origjinalë dhe me një personalitet unik. Ndonjëherë mund t’i merrni gjërat personale dhe të ndiheni të lënë në hije kur në fakt jeni personazhi kryesor.
Nëse ju keni zgjedhur çelësin e gjashtë:
Ju keni zgjedhur çelësin klasik. Kjo tregon se keni një gjykim të shëndoshë dhe keni aftësi të mira përqendrimi. Dilni me vështirësi nga zona juaj e rehatisë dhe preferoni të ndiqni rrugën tradicionale. Ju jeni një person jashtëzakonisht besnik dhe prisni të njëjtën gjë nga njerëzit përreth jush.
Këngëtarja e famshme Taylor Swift, me mbështetjen që i bëri kandidates demokrate Kamala Harris në garën presidenciale ka shka...
Është e pamundur të mbuloni rrathët e zinj nën sy, lëkura juaj është shumë e thatë, ju mungon energjia dhe ndi...
Justin Timberlake është deklaruar fajtor për një shkelje jo-kriminale gjatë drejtimit të automjetit. 43-vjeçari u shfaq p...