
Do të bëhet baba për herë të katërt, Al Pacino i kërkon testin e atësisë partneres 54 vite më të re
Në ndryshim nga kolegu i tij në "The Irishman", aktori i njohur Robert de Niro, Al Pacino nuk e ka pritur aq mirë lajmin se do të bëh...
Doni të përfundoni serialin tuaj të preferuar derisa t’ju zërë gjumi? Nuk jeni të vetmit. Studimet tregojnë se 88% e njerëzve e kalojnë orarin e zakonshëm të gjumit për shkak të serialeve televizive dhe një pjesë e mirë e tyre e përdorin televizorin që të lodhen përpara gjumit dhe të flenë më shpejt. Ky kthehet në një zakon të pashëndetshëm dhe siç e dimë të gjithë “zakonet e vjetra nuk ndryshohen lehtë”.
Sipas mjekëve të flesh me televizorin ndezur në fakt është një ritual shumë i dëmshëm për shëndetin dhe mirëqenien dhe shkakton këto probleme:
Borxhi i gjumit
Të gjithë e kemi dëgjuar rregullin se 7-8 orë gjumë janë mëse të mjaftueshme në mënyrë që trupi të funksionojë në gjendje optimale. Nëse në mënyrë konstante ju nisni të bëni më pak orë gjumë, do të nisni të rrisni “borxhin e gjumit”. Mungesa e gjumit nis të ndikojë në aftësinë tuaj për të menduar qartë, për t'u fokusuar ose për të vepruar në mënyrë të koordinuar sepse nuk do të futeni lehtësisht në gjendjen e gjumit të thellë. Gjumi i thellë është thelbësor për të pasur një shëndet të mirë.
Çrregullime hormonale
Mungesa e gjumit ndikon në uljen e hormonit të melatoninës i cili është hormoni që sinjalizon trurin se ka ardhur momenti të flini. Në momentin që ju qëndroni për një kohë të gjatë përpara ekranit, truri e ka të vështirë të kuptojë nëse është ditë ose natë. Kështu, trupi vazhdon të lodhet dhe truri qëndron aktiv.
Mbi-stimulimi i trurit
Duke qëndruar përpara ekranit truri përthith informacione të ndryshme nga filmat, emisionet dhe videot në rrjete sociale. Sasia e madhe e këtij informacioni, i cili merret në mënyrë shumë të shpejtë, ndikon edhe kur ju keni rënë në gjumë. Ju mund të vazhdoni të shihni në ëndrra pamjet dhe tingujt që keni parë/dëgjuar përpara se të flini. Ky fenomen rrit ankthin.
Sëmundje të ndryshme
Mungesa e gjumit mund të shkaktojë probleme shëndetësore nëse nuk gjeni një zgjidhje afatgjatë. Ndër to mund të përmendim dobësimin e sistemit imunitar, rritjen e presionit të lartë të gjakut, diabetin, probleme me zemrën, shtim në peshë, probleme me kujtesën dhe luhatje humori.
Nëse shihni se pavarësisht këtyre arsyeve, nuk mund të hiqni dorë nga ky zakon, ne ju këshillojmë të mbani sa më të ulët zërin e televizorit dhe të dëgjoni këngë të qeta ose medituese përpara gjumit në mënyrë që të ulni nivelin e stresit dhe ankthit.
Në ndryshim nga kolegu i tij në "The Irishman", aktori i njohur Robert de Niro, Al Pacino nuk e ka pritur aq mirë lajmin se do të bëh...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka lënë ditën e sotme qelinë. Sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit, 43-vje...
Nga PAOLO FOX LUANI: Mund të keni disa dyshime nëse duhet të rinovoni një marrëveshje. Qershori është një muaj i...