Mirëqenie / 19 Mars 2023, 19:09

Mos injoroni asnjë lloj ndryshimi, ja ç'tregojne ngjyrat e periodave per shëndetin e një gruaje

Mos injoroni asnjë lloj ndryshimi, ja ç'tregojne ngjyrat e

Cikli i rregullt menstrual mund të na krijojë shqetësime ditët e para të tij, por është një ndër shenjat më të dukshme të një organizmi të shëndetshëm femëror. Në ditët e para nuk mund të mos mendojmë dhe përjetojmë dhimbjet e shpinës, ndjesinë e ankthit, shtimin e oreksit apo dhe luhatjet e humorit si pasojë e çrrgullimeve homonale, duke neglizhuar në këtë mënyrë detaje të tjera siç është për shembull ngjyra e gjakut menstrual. Edhe pse kjo gjë mund të duket e neveritshme për shumë femra, ngjyra e gjakut mund të tregojë informacione të vlefshme shëndetësore për një femër.

1.Ngjyrë e kuqe në rozë: Në qoftë se ditë para se t'ju vijë cikli vini re, njolla të kuqe në rozë në të brendshme, duhet të shqetësoheni pasi mund të keni ndonjë lëndim të brendshëm. Humbjet e gjakut në këtë ngjyrë janë po ashtu simptomë e shtatzënisë, ndaj konsultohuni me mjekun tuaj. 

2.E kuqe e ndezur: Nëse fluksi menstrual është në ngjyrë të kuqe të ndezur, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi cikli juaj është mëse normal. Por nëse sasia e tyre vazhdon të jetë e madhe edhe pas 5 ose 6 ditësh duhet të keni kujdes pasi mund të keni nivele të larta të estrogjenit.

3.E kuqe e mbyllur: Ndonjëherë ndodh që gjatë një cikli të bollshëm në sasi dhe kohëzgjatje, gjaku juaj menstrual të jetë shumë i errët. Ky sinjal ju paralajmëron të bëni kujdes pasi mund të keni fibroma në mitër.

4.E kuqe në portokalli: Shumë femra nuk i kushtojnë rëndësi kësaj ngjyre të ciklit pasi mendojnë se është e tillë si pasojë e përzierjesn me urinën. Në të vërtetë mund të keni ndonjë infeksion vaginal që duhet trajtuar në kohë.

5.Kafe e errët: Ngjyra kafe e errët shfaqet kryesisht në ditët e fundit të ciklit menstrual. Bëhet fjalë për gjakun e vjetër të paoksigjenuar që trupi po përpiqet të nxjerrë jashtë tij.

Horoskop