
Lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka lënë ditën e sotme qelinë. Sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit, 43-vje...
Mbretëresha e Instagramit u rikthye për të marrë mbrapsht fronin e saj!
Selena Gomez ka qenë gruaja e parë e cila arriti 100 milionë ndjekës në Instagram në vitin 2016, por që nga ajo kohë ylli i hitit “Kill Em With Kindness” nuk ka qenë shumë aktive në media sociale pasi u diagnostifikua me sëmundjen Lupus dhe probleme të tjera psikologjike, për të cilat ajo shpesh ka folur në platformat e saj duke ndërgjegjësuar moshat e reja.
Ajo sapo rrëzoi nga froni Kylie Jenner duke e lënë pas me 19 milionë ndjekës në një interval shumë të shkurtër kohor. Gomez, tashmë është personi i tretë më i ndjekur në Instagram pas futbollistëve Cristiano Ronaldo, i cili ka 562 ndjekës dhe Lionel Messi, i cili ka 442 milionë ndjekës.
Një fanse e saj në Instagram tha: “Ajo është kthyer për fronin e saj. Selena, mbretëresha e Instagramit!”
Një tjetër fanse u shpreh: “Selena Gomez tani është artistja grua më e ndjekur në Instagram dhe Tiktok. Një mbretëreshë globale.”
Nga ana tjetër shohim se këngëtarja ka thënë publikisht për "Vanity Fair" se nuk do të postojë shumë në asnjërën nga të dyja platformat pasi i duket humbje kohe të kalosh një kohë të gjatë në platforma në të cilat vazhdon të lëndohet nga komente të shumta bullizuese nga përdoruesit e Instagramit.
Ajo deklaroi: “Njerëzit mund të më quajnë të shëmtuar ose budallaqe. Ata shkruajnë paragrafë të gjatë dhe shumë të poshtër. Kam qarë vazhdimisht dhe kam pasur probleme me ankthin, por mendoj se mediat sociale kanë edhe një anë të mrekullueshme. Duke i përdorur unë mund t’u qëndroj më afër fansave të mi dhe të mësoj më shumë rreth historive të tyre personale.” Vlen për t’u përmendur fakti se Selena po e përdor platformën e saj të TikTok-ut dhe Instagramit për të rritur ndërgjegjësimin rreth problemeve që grate hasin, problemeve me shëndetin mendor dhe psikologjik si dhe promovon brandin e saj të produkteve të bukurisë. Brandi i saj “Rare Beauty” është bërë jashtëzakonisht i suksesshëm edhe në Shqipëri.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka lënë ditën e sotme qelinë. Sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit, 43-vje...
Nga PAOLO FOX LUANI: Mund të keni disa dyshime nëse duhet të rinovoni një marrëveshje. Qershori është një muaj i...
Nga PAOLO FOX BINJAKËT: Vazhdon ndikimi i mirë i Diellit në shenjën tuaj deri në datë 21. Investoni te gjërat që...