News / 20 Mars 2023, 12:07

I etur për fitore, Ilir Shaqiri së shpejti pjesë e reality show-t më të famshëm në Itali

I etur për fitore, Ilir Shaqiri së shpejti pjesë e reality show-t

Ilir Shaqiri, balerini i famshëm dhe ish-fituesi i "Big Brother VIP Albania 1" deklaroi se së shpejti do ta sfidojë veten duke u bërë pjesë e një tjetër reality show. Kësaj radhe ne do ta shohim Ilirin në “L’isola dei Famosi”, programin ku të famshmit e
ekranit italian duhet të mbijetojnë në një ishull duke gjetur strehim, ujë dhe ushqim me anë të mënyrave të ndryshme alternative.

Aie bëri me dije këtë lajm si i ftuar në emisionin “Më prit në fundjavë” ku u shpreh: “Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show”. Kujtojmë se balerini i njohur jeton prej shumë vitesh në Itali dhe karrierën e tij e ka zhvilluar në vendin fqinj, ku ka dhuruar pafund emocione në programet e njohura italiane si, “Buona Domenioca”, “Amici”, dhe ”La Corrida”. 

Para disa kohësh ai do të deklaronte: "Shkollën e baletit e kam filluar në moshën 10-vjeçare. Në fillim nuk kisha shumë dëshirë, si të gjithë çunat doja të merresha me futboll, por prindërit më dhanë shumë shtytje, sepse donin që unë ta jetoja atë që ata nuk patin fatin ta jetonin në kohën e dhimbshme të komunizmit. Isha një fëmijë shumë i bindshëm. Filloi me shumë dhimbje, sepse duhet të ushtrohesh, trupi duhet të hapet. Kur kam filluar unë ka qenë shumë e vështirë, pasi standardi ishte shumë i egër, kushtet ishin shumë të varfëra. Kaluan 8 vite mes orë e orë sakrificash. Pas vitit të 5-të fillova ta doja sepse ke fituar shumë gjëra, ke fituar autonomi dhe kë dëshirën për ta demonstruar. Në shkollën e baletit hynin 20 persona dhe çdo tre muaj, ishin provimet nëse si kalojë të merrnin dhe të hiqnin dhe nisje një shkollë tjetrit. Kur arrinim 18- vjeç, përfundonin klasat vetëm me nga 3 persona".

Horoskop