
Lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka lënë ditën e sotme qelinë. Sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit, 43-vje...
Ai është pa diskutim një nga emrat më të njohur në Hollywood, megjithatë pavarësisht famës dhe pasurisë Bruce Willis nuk ka mundur të jetë imun ndaj sfidave të shëndetit dhe plakjes. Vitin e kaluar ai pranoi publikishe se ishte diagnostikuar me afazi, një çrregullim gjuhësor i shkaktuar nga dëmtimi në një zonë të caktuar të trurit që ndikon në aftësinë për të komunikuar, si dhe në shumë aftësi të tjera. Që nga ajo kohë e deri më tani, kemi parë sesi familja i është gjendur pranë në çdo hap të vështirë duke e mbështetur Bruce përgjatë këtij rrugëtimi të vështirë, kujtojmë se dy muaj më parë ai u diagnostikua edhe me demencë fronto-temporale.
Aktori 68-vjeçar, i cili është shkëputur nga aktrimi që nga marsi i vitit 2022, është shfaqur së fundmi në disa video në Instagram gjatë festës së ditëlindjes, e cila duket se ishte një ditë që mblodhi bashkë të gjithë njerëzit e tij të dashur. Që nga momenti që njoftoi fansat rreth sëmundjes, ai nuk ka qenë më aktiv as në media sociale deri ditën e djeshme. Në festë nuk mungoi as ish-bashkëshortja e tij Demi Moore, e cila ka një marrëdhënie të mirë dhe të shëndetshme me gruan aktuale të aktorit dhe fëmijët e tyre.
Moore ndau një video prekëse në Instagram-in e saj personal ku familja edhe miqtë shfaqeshin të lumtur duke i kënduar këngën e ditëlindjes, ndërsa Bruce frynte qirinjtë e tortes dhe këndonte me ta. Ndër të tjera ajo shkruan: "Gëzuar ditëlindjen, BW! Shumë e lumtur që mund të festojmë me ty sot. Të dua ty dhe familjen tonë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe urimet e ngrohta."
View this post on Instagram
Bashkëshortja e tij Emma gjithashtu ka shpërndarë një video në mënyrë që njerëzit të shihnin sesi të jetosh me këtë sëmundje. Ajo ishte e prekur teksa thoshte se pikëllohej kur shihte fotot dhe videot e vjetra me bashkëshortin e saj.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka lënë ditën e sotme qelinë. Sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit, 43-vje...
Nga PAOLO FOX LUANI: Mund të keni disa dyshime nëse duhet të rinovoni një marrëveshje. Qershori është një muaj i...
Nga PAOLO FOX BINJAKËT: Vazhdon ndikimi i mirë i Diellit në shenjën tuaj deri në datë 21. Investoni te gjërat që...